Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Sot bëhen 1 vit prej kur është zbuluar mbajtja ilegale e luanit në resortin “Maja e Zezë” në Gjilan.

Edhe pse është konstatuar se luani është kontrabanduar në Kosovë dhe është konfiskuar në fillim të këtij viti, luani vazhdon të qëndrojë i mbyllur në të njëjtin vend, peng i mosangazhimit të institucioneve.

Organizata FOUR PAWS International ka ofruar strehim për luanin në një nga qendrat e saj të shpëtimit, mirëpo deri më tani Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nuk po i kryen detyrat e veta për të mundësuar transferimin e luanit, përkundër faktit që kemi tentuar disa herë të kontaktojmë direkt edhe Ministrin, z.Blerim Kuçi.

Përmes këtij postimi, i bëjmë thirrje përsëri Ministrit Kuçi dhe zyrtarëve të tjerë të Ministrisë, të angazhohen seriozisht në këtë qështje dhe luanit t’i mundësohet transferimi sa më shpejtë që është e mundur.