Më poshtë e gjeni prezantimin mbi “Zanafillën e qenve endacak dhe si mund të përmirësohet jeta e tyre në rrugë”, i cili është mbajtur në Termokiss me datë 24 shkurt.
Mesazhet, të cilat kishin për qëllim që të transmetoheshin ishin:
“Nga qen endacak në qen të komunitetit” – një gjë që Termokiss ka dëshmuar që funksionon shumë mirë!
Si dhe mesazhi tjetër: “Nëse nuk mund t’i ndihmojmë qenve, atëherë mos t’i ngacmojmë ata!”
E falenderojmë Ryann Qavdarbashën që prezantoi në këtë takim!
Në këto vegëzat në Youtube, mund të shikoni dy video tejet informuese (të bëra nga organizata zvicerane StrayCoco) si shtesë e prezantimit të sotëm mbi qentë endacak.
Si rezultat i gjithë mbledhisë së sotme ishte që vullnetarët e ndryshëm që duan të punojnë për të mirën e përgjithshme, u zotuan edhe ata që të organizohemi dhe të bëjmë sesione informuese të tilla, edhe në shkollat fillore të Prishtinës (fillimisht).
Së shpejti edhe kjo iniciativë do të organizohet dhe detajet e mëtejme, do të ju përcillën në vazhdimësi.
Kushdo që është i/e interesuar të bëhet vullnetar/e për aktivitetin e “edukimit në shkolla”, ju lus lajmërohuni dhe ndihuni të lirë të kontribuoni në organizim dhe zbatim të aktivitetit!
Faleminderit Termokiss-it dhe të gjthë mbështetësve!