Tash e disa ditë me rradhë, aktivistët për mirëqenien e kafshëve kanë ngritur shqetësimet për helmim të qëllimshëm të qenve në parkun e qytetit.
Deri më tani, 3 qen janë helmuar (njëri nga ta qen me pronar) dhe kanë ngordhur.
Abuzimi dhe vrasja e qenve, është veprim i denushëm me gjobë dhe burg sipas kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Një person i cili me vetëdije të plotë vran kafshët nëpër rrugë, duhet të privohet nga liria menjëherë, sipas ligjeve në fuqi. Një person i cili është në gjendje të ndërmarro këso veprime, është i rrezikshëm jo vetëm për kafshët, por edhe për njerëzit.
Këto veprime, përveç që janë mizore dhe kriminale, nuk e zgjedhin problemin me numrin e madh të qenve endacakë në Kosovë. Në fakt, veprime si këto, vetëm e përkeqësojnë edhe më tej gjendjen.
Ne si organizatë, i bëjmë thirrje të gjithëve të jenë të vëmendshëm dhe të identifikohen individët që bëjnë këtë krim që të ndërmarrim të gjitha masat ligjore që këta njerëz që kanë kryer këto vepra kriminale, të përgjigjen para ligjit. Pa ndihmën e aktivistëve për të mbledhur fakte, nuk mund të bëhet asgjë dhe vrasjet mizore do të mund të vazhdojnë.
I lusim të gjithë aktivistët të cilët kanë më shumë informata rreth këtyre rasteve, të na kontaktojnë.
Poashtu u bëjmë thirrje mbajtësve të kafshëve që të kenë shumë kujdes gjatë shëtitjeve të qenve nëpër qytet.
Prishtinë, 06 gusht, 2020