Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Qysh nga lajmi i vajzës 9 vjeçare që ishte kafshuar ditë më parë nga një qen në rrugë, ne kemi bërë një kërkesë që të takoheshim me Kabinetin e Qeversië Hoti, që të diskutohet tema e qenve endacak.

Sot kishim kënaqësinë që të takohemi me zv. kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Besnik Tahiri, për të folur rreth masave që duhet të ndërmirrën për zbutjen e shumimit të qenve në rrugë, në metodat më humane të mundshme.

Në këtë takim, u diskutua rreth masave që duhet marrë për të zgjidhur këtë problem shumë vjeqar, i cili përveq që e rrezikon mirëqenien e qenve, rrezikon edhe sigurinë dhe shëndetin publik.

U dakorduam që brenda 7 ditëve të mbajmë edhe një takim ndër-institucional, së bashku me AUVK- ën, për tu dakorduar për masat e menjëhershme që duhet të ndërmirren për zgjidhje afatgjate të këtij problemi.

Siç e kemi cekur edhe më herët, organizata jonë tashmë ka një plan konkret për zgjidhje afatgjate të këtij problemi, prandaj edhe e falenderojmë z. Besnik Tahiri që ka ndarë kohën të takohet me neve dhe të na dëgjojë, si dhe për vullnetin e tij për tu angazhuar seriozisht që edhe kjo çështje të zgjidhet njëherë e mirë

© Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve
Prishtinë, 29 korrik, 2020