Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Gjatë projektit emergjent komunal të trajtimit (kapje, sterelizim, vaksinim dhe lëshim) të qenve endacak në Komunën e Prishtinës, ekipi po bënë një punë të mirë dhe profesionale në terren.

Qentë duhet të qëndrojnë në rehabilitim për së paku 72 orë pas intervenimit kirurgjik (sterelizim, kastrim) për të siguruar se qentë janë me shendet mirë dhe mund të lirohen sërish në vendin se ku janë marrë.

Lëshimi i qenve në vendin se ku janë zënë tregon që komuniteti duhet të kujdesen për ta në çfarëdo mënyre. Qentë e trajtuar dhe të liruar në rrugë, kanë nëvojë për ndihmën tonë që të qëndrojnë të fortë dhe të shëndetshëm pas operacioneve dhe të rikthehen në jetën e tyre normale.

Qentë të cilët janë lëshuar deri më tani dhe kanë nevojë për kujdesje (bashkë me qentë e tjerë të rrugës gjatë kohës së pandemisë), gjenden tek:

  1. Qendra e qytetit
  2. Afër stadionit të Prishtinës
  3. Vranjefc
  4. Bregu i Diellit

Ne i falendërojmë shumë të gjithë njerëzit vullnet mirë që po mobilizohen në mënyrë që t’i ushqejnë kafshët e rrugës. Po ashtu, shumë falenderime meritojnë edhe për fabrikën e ushqimit të kafshëve, Poppins, të cilët përveç se janë të kontraktuar nga Komuna për 5 pikat ushqyese në Prishtinë, po dhurojnë qindra kilogramë falas për aktivistët që po ushqejnë qentë tonë të komunitetit, qentë endacak.

Në ditët në vazhdim ju përditësojmë edhe më shumë!