Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Kemi marrë informata direkte nga individët që kanë tentuar të adoptojnë kafshë dhe t’i marrin në BE, që në hyrje të shtetit të tyre të destinacionit, kafsha e tyre shoqëruese është ndaluar në kufi për shkak të dokumentacionit jo të rregullt dhe jashtëligjor të nënshkruara dhe të vulosura nga disa veterinerë në Kosovë. Disa kafshë edhe janë eutanzuar vetëm për këtë neglizhencë profesionale të disa veterinerëve. Kjo nuk duhet lejuar sepse 1. Kafshët e shëndosha po pësojnë rëndë dhe 2. Ulë reputacionin e të gjithë veterinerëve në Kosovë.

Duke marrë parasysh këto rastë negative, dhe për të evituar dhe preventuar vepra penale apo shkelje të tjera procedurale ligjore nga ana e veterinerëve për eksportin e kafshëve shoqëruese në BE, po ndajmë me ju disa pika të rëndësishme sa i përket procedurës për eksportin ligjor të kafshëve shoqëruese në BE:

  • Vendosja e mikroçipit
  • Vaksina kundër tërbimit
  • Të pritet së paku një muaj pas vaksinës së terbimit, pastaj të bëhen analizat e gjakut në njërin nga laboratorët e pranuara nga BE-ja: https://ec.europa.eu/food/animals/pet-movement/approved-labs_en
  • Nëse analizat e gjakut janë në rregull, qeni apo macja duhet të pres së paku 3 muaj para se të niset për BE.
  • Kafshët duhet të jenë së paku 7 muajshe para se të udhëtojnë në BE. Sepse siç dihet vaksina e terbimit jepet jo më herët se 3 muaj të moshës së kafshës.
  • Para nisjes/eksportit duhet të plotësohet formulari, i cili mund të gjindet këtu: https://ec.europa.eu/food/animals/pet-movement/eu-legislation/non-commercial-non-eu_en
  • 10 ditë para nisjes për BE, qentë apo macet duhet të bëjnë trajtimin kundër ekinokokut.
  • Çdo gjë duhet të jetë e nënshkruar nga AUVK.
  • Udhëtimi me aeroplan në Zvicër apo edhe në disa shtete të BE-së bëhet përmes një leje të veçantë për hyrje në shtet (detajet i gjeni në linkun me lartë). Me veturë, kjo leje nuk nevojitet.
  • Kafshët shoqëruese që nuk udhëtojnë me mbajtësit (pronarët) e tyre duhet të kenë autorizim të veçantë për udhëtim.