Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Përderisa zyrtarët e AUV-së rrinë të qetë në zyret e tyre, organizata jonë dhe shumë aktivistë tjerë po vrapojnë poshtë e lartë për t’i qetësuar e këshilluar qytetarët kur po kanë ndonjë sulm nga qentë ose kur grumbulli i qenve po shtohet në lagjet e tyre. Këto tufa të reja, janë te gjitha të pa trajtuara, d.m.th. lindje të reja, vazhdimisht. Kjo nuk është aspak fer dhe korrekte. Andaj do t’i mbledhim të gjitha forcat që i kemi, do t’i ftojmë të gjithë veterinerët që trajtimi i qenve mos të ndalet!

Situata e qenve endacakë është kthyer siç ka qenë më herët. Programi i KSVL 2018 (kastrimi, sterilizimi, vaksinimi, lëshimi) ka qenë vetëm një pikë ne oqean nga mos vazhdimësia e projektit në vitin 2019 dhe tash në 2020.

Ne ju bëjmë thirrje të gjitha komunave të bëjnë aksion emergjent sa i perkët trajtimit të qenve endacakë. Komuna e Prishtinës është e pajtimit me këtë propozim dhe do të ndërmarrin masa shumë shpejtë. Presim që edhe komunat tjera t’i bashkangjiten kësaj iniciative.

Ne do t’i kontaktojmë të gjithë veterinerët kosovarë të kualifikuar në trajtim të KSVL që të ndihmojnë në këtë gjendje alarmante.

AUV nuk mund të qëndrojë duarkryq në këtë gjendje. Thjeshtë duhet të ulemi të gjithe dhe të bashkëpunojmë, sepse ka plot mundësi që ky problem të zgjidhet, por përderisa nuk ka vullnet dhe organizim nga ana e askujt, është e pamundur!

I bëjmë thirrje Kryeshefit të AUV, z. Valdet Gjinovci, si një zyrtar publik që paguhet nga taksat e qytetarëve, që ta marrë këtë qështje me seriozitet dhe të angazhohet fuqimisht në zgjidhjen e këtij problemi që vazhdimishit injorohet. Shumimi i qenve në rrugë bënë që ata të kenë jetë të vështirë, ku shpesh edhe keqtrajtohen nga njerëzit, gjë që pastaj paraqet rrezik për shëndetin dhe sigurinë publike po ashtu.