Njëra nga anëtaret e ekipit tonë ka marrë pjesë në trajnimin/seminarin dy ditor të organizuar nga “Susy Utzinger Stiftung für Tierschutz” duke trajtuar temën e ‘sjelleve të qenve dhe sjelljeve agresive’ tek Fakulteti i Veterinës në Universitetin e Cyrihut.
Ligjeruesja: Esther Schalke PhD e specializuar në Sjellje të Qenve (Dipl. ECVBM-CA).
Edukimi dhe trajnimi i vazhdueshëm i anëtarëve të ekipit tonë është shumë i rëndësishëm që t’i mbrojmë kafshët (në këtë rast qentë) më mirë dhe më profesionalisht. Nëse nuk njohim natyren dhe nevojat e kafshëve, ne nuk do të mbroheshin asnjëherë në mënyrë të qendrushme dhe të drejt.
E falenderojmë jashtëzakonisht shumë Fondacionin ‘Straycoco’ që ka mbështetut organizatën tonë që të jetë e pranishme në këtë trajnim.