Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Pikërisht krijesa e cila më së shumti vuan nga ne njerëzit, në këto ditë ka ndihmuar që të shpëtohen viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Bashkë me ushtritë, ekipet e shpëtimit dhe policinë, qentë nga Kosova, Kroacia dhe Zvicra, kanë ndihmuar situatën në Shqipëri.

Jemi krenarë me qenushat tanë dhe shpresojmë që sado pak njerëzit në Kosovë dhe Shqipëri fillojnë t’i trajtojnë më mirë ata.

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve është me mendje dhe zemër në Shqipëri, për të gjitha viktimat, humane dhe jo humane (kafshët).

https://telegrafi.com/njihuni-heroin-e-vecante-qeni-ushtrise-se-kosoves-deri-tani-ka-shpetuar-tre-persona/