Imagjinoni sikur se një person (familjar i juaj) të mos ishte fare i regjistruar si identitet dhe subjekt (person) në asnjë insititucion shtetëror!?
Personi hipotetik i pa regjistruar nuk do të ishtë i mbrojtur në mënyrë gjithëpërfshirëse nga vet shteti dhe as nga shoqëria, sepse ekzistenca e tij/saj, në letër dhe ligjerisht, nuk do të ishte fare.
E njejta gjë po ndodhë me anëtarët tanë të familjës, kafshët tona. Nuk janë të mbrojtura nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, me kryeshef, Valdet Gjinovcin, sepse nuk fillojnë projektin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve tona shoqëruese, ashtu sic e ka disiplinuar udhëzimi administrativ: http://www.auv-ks.net/…/2018_05_11_164130_751_-_UA_Nr022018…
Qentë endacak po shtohen, ngaqë mbajtësit e qenve bëjnë atë çfarë duan me kafshët e tyre shoqëruese. Këta persona të pa pergjegjshëm, duke mos qenë të rigjstruar formalisht ne AUVK, torturat dhe braktisjet e qenve dhe maceve në rrugë, nuk do të ndalen asnjëherë!
Peticioni ende nuk është mbyllur dhe rreth 8.000 persona e kanë nënshkruar atë! https://www.change.org/p/food-and-veterinary-agency-of-koso…
Valdet Gjinovci, vepro tani! Ne kërkojmë mbrojtje maksimale për kafshët tona shoqëruese!