Sot mbajtëm takimin me një ekip të Komunës së Prishtinës, ku na është prezantuar plani projektues arkitektonik i Qendrës për Trajtim të Përkohshëm (QTP) të kafshëve endacake.
Kushdo që na ka përcjell në muajt e fundit, veçse e dini që Komuna e Prishtinës ishte në planifikim e sipër të ndërtimit të QTP-ës të kafshëve endacake në Prishtinë.
Kjo QTP kërkohet sipas Udhëzimit Administrativ 04/2017 – https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx… – për një trajtim dhe mjekim të kafshëve endacake në mënyrat sa më humane, profesionale dhe etike.
Në këtë takim u konsultuan edhe njëherë disa nga kriteret që legjislacioni për mirëqenie të kafshëve kërkojnë, në rast të ndërtimit të qendrave/klinikave të tilla.
Jemi të kënaqur dhe i përgëzojmë ekipin e arkitektëve të Komunës dhe po ashtu zyrtarët e tyre që kanë marrë përgjegjësinë e plotë edhe për kafshët endacake në Prishtinë. Pa punën dhe dedikimin e tyre në këtë drejtim, nuk do të ishin afruar kaq shumë rezultatet e mira që do t’i shërbejnë kafshëve endacake dhe mirëqenies së tyre dhe po ashtu të gjithë qytetarëve, të cilët do të ndihen më të sigurte nën faktin që institucionet po marrin seriozisht menaxhimin e popullatës së qenve endacak në Prishtinë (apo edhe Kosovë).