Mbajtësit e papërgjegjshëm të kafshëve, që lënë lopët e tyre të bredhin pa mbikëqyrje në qytetin e Prishtinës
Lopët nuk duhet të lihen vetëm siç shihet në këtë video.
Ata hanë mbeturina, janë të pasigurt në rrugë dhe mund të lëndohen nga cilido person. Përveç kësaj, njerëzit mund të hyjnë në aksidente rrugore shumë lehtë.
Për fat të keq, anëtarja e ekipit tonë që ka filmuar këtë, nuk kishte mundësi të dilte në rrugë dhe të marrë numrin e vathit (identifikues) të lopëve, – në mënyrë që të gjindet mbajtësi (pronari) i papërgjegjshëm, i cili la lopët pa ndonjë mbikëqyrje duke bredhur rrugëve. Sigurisht që ai person duhet t’i raportohet tek Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së pari dhe pastaj të marrë një gjobë për mungesën e kujdesit dhe përgjegjësisë ndaj lopëve të tij/saj.
Kushdo që i sheh lopët sërish, ju lus mundohuni që të na kontaktoni neve apo edhe direkt policinë, që të gjindet mbajtësi i tyre.