Qentë dhe macet duhet të jenë të identifikuar si: QEN dhe MACE TË KOMUNITETIT (jo si kafshë të rrugës apo endacake). Ata gjithashtu janë qytetarë të qyteteve tona në Kosovë dhe është përgjegjësi e jona të ndihmojmë në mirëqenien e tyre.)
Si ta bëjmë këtë? Ne duhet:
- Të mos i urrejmë dhe keqtrajtojmë ata;
- Nëse është e mundur, të tregojmë dashuri dhe empati ndaj tyre;
- Nëse është e mundur, të sigurojmë pak ushqim për ta;
- Nëse është e mundur, t’i ndihmojmë ata me trajtime veterinare (kastrimi / sterilizimi dhe vaksinim kundër tërbimit – e cila është një vaksinë e paguar nga shteti);
- Të nxisim adoptimin e tyre tek njerëzit dhe familje të mira;
- Gjatë gjithë kohës të kontribuojmë në rritjën e ndërgjegjësimit për kafshët tek miqtë tanë dhe familjet tona me mirësi dhe durim.
Faleminderit Kafshet e Pejes për dashurinë dhe kujdesin ndaj kafshëve, të cilat janë pjesë e shoqërisë tonë.