Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

MISIONI YNË I RI NË KOSOVË PËR KAFSHËT: NUK E LEJMË ASKËND VETËM

Një shpresë shtesë konkrete për kafshët e Republikës së re të Kosovës.

Kemi realizuar një aktivitet intensiv dy ditor, pasi që përvoja e parë në terren ishte bërë një vit e gjysmë më parë falë selisë sonë në Trentino, të përfshirë në projektet e mbështetura dhe të zbatuara nga ATB-Trentino con i Balcani.

Tani, përveç asaj që ne do të bëjmë për trajnimin e aktivistëve lokalë, shkollave, mbështetjes për aktivitetet e sterilizimit dhe përkujdesjen për qentë endacakë, ka hyrë në veprim, me takimin e parë të bordit të drejtorëve që u zhvillua në ambasadën italiane në Prishtinë, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve e udhëhequr nga Elza Ramadani.

Një vend majft kompleks, me shumicë myslimane, e dalur nga një luftë vëllavrasëse, është vend në afërsi midis Shqipërisë dhe Serbisë, thellësisht evropiane, ku deri në kohët e fundit qentë u vranë ligjërisht në rrugë nga gjuetarë të licencuar dhe të paguar, por që tani, brenda dy muajsh do të hyjë në fuqi kodi penal që gjithashtu do të sanksionojë helmimet e qenve. Krahasuar me gjendjen tonë shumë vite më parë, kur LAV u themelua në vitin 1977, këta janë duke shkuar mjaft përpara. Në këto ditë kemi shpërndarë praktikat tona të mira, aktivitete të tilla si ato që janë duke u zhvilluar në Lampedusa dhe Palermo.

Bashkia, Zyra Veterinare e Qeverisë, Fakulteti Veterinar, vullnetarët që takuam, në zyrat e tyre dhe në një ngjarje publike në Prishtinë, sebashkë me vullnetarët tona Sara Carlin dhe Maria Luisa Bortoli, i kanë vlerësuar aktivitetet tona dhe marrëdhëniet tona institucionet që bëhen shembull për aktivistët lokalë.

Është një bimë që ne do të ndihmojmë të rritet dhe të jap fryte të mira për të gjitha kafshët e Kosovës.”

Gianluca Felicetti e Simone Stefani

 

 

Komente sqaruese dhe referencat:

ATB: https://www.trentinobalcani.eu
LAV: 
https://www.lav.it
Bashkia: Komuna e Prishtines
Zyra Veterinare e Qeverisë: Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise se Kosoves
Ngjarja publike: https://web.facebook.com/fondacioniperkafshe/posts/2084800648263728?__tn__=K-R