Programi i “Menaxhimit dhe kontrollit të qenve endacakë” (KSVL – bazuar në Udhëzimin Administrativ 05/2017) në Kosovë, që ishte implementuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka përfunduar në dhjetor 2018. Nëse nuk fillojnë sërish me programin, gjendja e qenve do të kthehet në pikën fillestare. 14.000 qen të trajtuar (kastruar) dhe qe janë raportuar nga AUVK-ja, do të konsiderohen vetëm si gjysmë suksesi (ose fare hiç), nëse programi nuk vazhdon MENJËHERË.
Në Prishtinë dhe Prizren, komunat kanë kontraktuar kompanitë për kastrim dhe sterilizim të qenve endacakë. Por komunat e tjera, jo!
straycoco.com – im Einsatz für Strassenhunde ne anën tjetër, është duke bërë të pamundurën për të vetëdijesuar individë që kanë qen, që t’i kastrojnë ata; do të thotë, programi i sterilizimeve të qenve me shoqërues (pronarë) është duke u financuar dhe zbatuar në Gjakovë (dhe disa fshatra të Gjakovës) dhe Vushtrri. Së shpejti, edhe ne Komuna e Prizrenit do të implementohet projekti i njëjtë për kastrimin e 200 qenve me shoqërues (pronarë).
Jemi vazhdimisht në kontakt me AUVK-ën, sa i përket hapave të radhës të projektit të kastrimeve në nivel shtetëror, – por ende nuk kemi informata të sakta se çfarë do të ndodhë.
Për detaje të mëtutjeshme, do të ju mbajmë të informuar!