Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Kapjen e 5 qenve, dy prej të cilëve të kastruar dhe njëri në foto, i kanë vërejtur dy bashkëpunëtorë tanë në Pejë dhe e lajmëruan rastin menjëherë! Kur shkruam tek vendi i pikave strehuese (vendi ku mbahen qentë e kastruat/sterilizuar për së paku 72 orë) nuk pamë dhe gjetëm asnjë qen. Do të thotë ka ndonjë vend tjetër ku mbahen qentë dhe ne nuk e dimë?

Kur morëm në pyetje njërin nga veterinarët, ai pretendoi të mos dinte asgjë! Pas raportimit tonë tek Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, 4 qentë u lëshuan përsëri, aty ku ishin marrë, afër Parkut Karagaç – njëri prej të cilëve ka qenë i
kastruar, por që tani i është hequr vathi nga veshi. Si përfundim:

  1. Disa persona në Pejë, që punojnë si kapësa, nuk kanë asnjë limit dhe kriter për zënjën e qenve. Nuk ka mbikqyrje në këtë aspekt dhe secili mund të sillet ashtu siç i ka qejfi.
  2. Kapja e qenve me vath nuk është praktikë e re, është diçka për të cilën të gjitha OJQ-ët për mirëqenien e kafshëve, kanë kërkuar prezencë në monitorim, së bashku me institucionet përkatëse.
  3. Nëse tatimet dhe taksat e qytetarëve duhet të shpenzohen, le të shpenzohen siç duhet dhe jo për përfitime nga projekti, duke i marrë apo raportuar dy apo tre herë, qentë e njejtë.
  4. Një qen me vath, ende po mungon! Ku është?

Ende jemi duke hulumtuar mbi këto praktika, mjaft të dyshimta! Ne kërkojmë transparencë dhe profesionalizëm nga të gjithë akterët e përfshirë në këtë projekt!