Pse qentë endacakë duhet ta bartin fajin për sëmundje ngjitëse, kur ende në Kosovë, shumë produkte ushqimore me origjinë shtazore, as nuk kontrollohen? Bile, më e keqja, institucionet përkatëse, as nuk e dinë numrin e saktë të kafshëve blegtorale – edhe pse ekziston një regjister për identifikim të kafshëve blegtorale.
Ky viç, është i palajmëruar në regjistrin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë – me Ligjin për Veterinari, kjo është një shkelje e rëndë nga mbajtësi i kafshës dhe nga ana e institucioneve përkatëse që nuk bëjnë inspektime më strikte!
Edhe me Kod Penal, konsidrohet shkelje, cdo aktivitet i cili qëllimisht apo nga neglizhenca, rrezikon shëndetin e njerëzve, ambientit, bimëve dhe/apo kafshëve. Kjo tregon qartë se nga ku vijnë sëmundjet e rënda ngjitese. Jo nga qentë dhe macat – së paku, jo ashtu siç bëjnë panik disa institucione dhe shoqëria kosovare!