Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Një pjesë e madhe e veterinerëve në Kosovë, ende duhet të mësojnë mbi pastërtinë dhe kushtet sterile të punës.

Foto më poshtë, është bërë gjatë njërës nga vizitat tona tek pika strehuese (kinse rehabilituese për qen të posa kastruar), të një grupi/konsorciumi të vetërinerëve, si operatorë fitues të projektit „Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacak“ – që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK) po menaxhon.

Kjo pikë strehuese është lajmëruar tek organet kompetente. Shpresojmë që nga janari 2019, do të kemi një përgjigje konkrete mbi masat ndëshkuese për mos përgjegjësinë e „profesionistëve“ të veterinës, që njëkohësisht, për këtë punë – paguhen nga fondet publike.