Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Me datë 24 dhjetor 2018, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUVK), ka drejtuar letrën e bashkangjitur në këtë postim, me titull: “Organanizimi dhe funksionalizimi i tregjeve të kafshëve nga Komunat e Republikës së Kosovës” tek të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Kjo letër është thirrur bazuar dispozitave ligjore në fuqi, për rregullimin e kushteve të mirëfillta për mbajtjen, shitjen-blerjen dhe therjen e kafshëve blegtorale të dedikuara për konsum njerëzor.

AUVK-ja ka mandat që t’i dediktojë të gjitha jo-korrrektësitë në të gjitha vendet (në ferma, tregje, shtëpitë private, dyqane, kufijtë nacionale, etj.) ku mbahen, mbarësohen, shitën apo theren kafshët blegtorale (përfshirë edhe shpezët, gjallesat akuatike, bletët dhe kafshët shtëpiake – etj.) AUVK-ja, po ashtu është organ ekzekutiv, kjo do të thotë që duhet të iniciojë edhe procedura ndëshkuese për të gjithë abuzuesit dhe therësit jashtëligjorë në Kosovë.

Ne, gjithsesi jemi shumë të kënaqur që AUVK ka marrë një masë sado të vogël për problemet e zbuluara në të gjitha tregjet e komunave të Kosovës. Sidoqoftë, vlen të theksohet, sado që një letër formale duhet të jetë e shkruar me mirësjellje dhe formalitet, dy fjalitë e fundit të letrës, siç shihet, anojnë më shumë kah një “lutje” për komunat, që t’i përmirësojnë kushtet e tregjeve, kurse aspak nuk tingëllon (ashtu siç do të duhej) si një URDHËR STRIKT dhe urgjent.

Asnjë institucion me fuqi ekzekutuese, nuk duhet t’iu bëjë lutje personave fizikë dhe/ose juridik për “mirëkuptim” dhe “bashkëpunim” nëse këta të fundit kanë bërë shkelje të rënda të shumë dispozitave ligjore. Në shtetet e zhvilluara, shkeljet dhe jo-korrektësitë e tilla në tregjet e kafshëve, që kemi inspektuar edhe ne si organizatë së bashku me organizatën United for Animals – UFA, konsiderohen si shkelje të renda penale për të cilat aplikohen ndëshkime të menjëhershme.

Kosova është shtet ku sundon ligji (siç parashihet me Kushtetutë), i cili do të duhej të ketë si parim kryesor mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të këtij vendi (në këtë rast nga sëmundjet eventuale epidemike vdekjepruëse). Kushtet që kemi inspektuar ne si organizata dhe po ashtu AUVK-ja, kanë rrezikuar dhe vazhdojnë të rrezikojnë jetën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Si shtesë, rrezikojnë vazhdimisht edhe mirëqenien e kafshëve. Kafshet ende përjetojnë dhimbje, stres, ankth dhe vuajtje të mëdha gjatë therjës (prerjës) së tyre për së gjalli – në tregjet e komunave të Kosovës. Kafshët për therje, sipas ligjislacionit tonë, duhet të trullosen (të bëhen të pavetëdijshme) para therjes (prerjës/vrasjës).

Nuk pranojmë dhe na shqetëson shumë kur shohim “lutje” dhe kërkesa për “mirëkuptim”, në një letër të tillë formale nga AUVK-ja. Letrat e tilla do duhej që në mënyrë urgjente dhe strike të urdhëronin ndalimin e shkaktimit të vuajtës dhe abuzimit të qëllimshëm ndaj kafshëve dhe parandalimin e rreziqeve dhe sëmundjeve ngjitëse, vdekjeprurëse për njerëzit dhe kafshët.