Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

KREJT KAPAK, PËR MACET DHE QENTË ENDACAK!

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, ka filluar kampanjën e mbledhjes së fondeve për ushqim për kafshët e komunitetit/endacake, përmes kutive të donacionit, në bashkëpunim me fabrikën vendore të prodhimit të ushqimit të kafshëve shoqëruese, Poppins PetFood.

Të hollat e mbledhura nga kjo kampanjë, do të përdoren ekskluzivisht për t’iu siguruar ushqim dhe ujë maceve dhe qenve të rrugës, të cilët janë të neglizhuar nga kujdesi institucional. Poppins do të sigurojë që me të hollat e mlbedhura të prodhojë ushqim për qentë dhe macet e rrugës. Meqenëse ushqimi do të prodhohet në Kosovë, edhe kostoja e prodhimit do të jetë shumë më e ulët në krahasim të blerjës së ushqimit për kafshët e rrugës, direkt nga dyqanet.

Deri më tani, kutitë e donacioneve janë të vendosura në këto lokacione:
Dit’ e Nat’, Kadare Bar & Books, Guest, Lulu’s Coffee and Wine, MIQT Pub, MIQT Taverna, HANNAH+Friends, Che Bar – Prishtine, Soma Book Station, Lips caffe, Napoli Prishtine, Charlie.Brown_official, Restaurant Freskia, Bukë e Zemër, Artizan, My Place PR Coffeshop, Volvo Cars Kosova.

I falenderojmë nga zemra bizneset e mësipërme, të cilat kanë pranuar t’i vendosin kutitë e donacionit në hapësirat e tyre dhe t’i bashkangjiten iniciativës për t’i ndihmuar kafshët e komunitetit, miqtë tonë katërkëmbësh. Në ditët në vazhdim do t’i shpërndajmë kutitë edhe në disa vende të tjera, të cilat kanë pranuar të ndihmojnë.

Për ne, është e rëndësishme që ushqyerja e kafshëve endacake të organizohet më mirë dhe më sistematikisht, në mënyrë që kafshët e rrugës të mos mbesin të uritura në rrugë dhe të mos bëjnë probleme nga uria.