Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Siç keni parë gjatë këtyre ditëve, vendi jonë është përballur me përmbytje të shumta nga të reshurat e shiut.

Një nga vendet që është prekur nga këto përmbytje, është edhe e ashtuquajtura “strehimore” e më shumë se 50 qenve, që kinse menaxhohet nga Flora Bujupi.

Gjatë këtyre përmbytjeve, në këtë lokacion, strehimorën e ka kapluar uji dhe në mungesë të prezencës së znj. Bujupi, kanë humbur jetën shtatë qen deri më tani.

Organizata Kosova Pet Rescue e ka kontaktuar edhe KFOR-in amerikan, të cilët kanë ndihmuar në natën e përmbytjes me datë 11 janar 2021. Nga KFOR-i, i është kërkuar ndihmë edhe organizatës StrayCoco që operon në Kosovë.

Përmbytjet e tilla natyrore, si kjo e ditëve të fundit në vendin tonë janë fatkeqësi, por kjo gjë aspak nuk e shfajëson mos prezencën e znj. Bujupit në strehimorën e saj, kur për 2 ditë rresht, shiu nuk është ndalur. Një përmbytje e tillë në gjithë vendin tonë, nuk është bërë për 2 orë, por si pasojë e dy ditëve me reshje të pandalura dhe të forta. Sikur kjo “strehimore” të kishte staf të mjaftueshëm dhe të kryente punën në mënyrë profesionale, dëmi nga këto përmbytje do të ishte shumë më i vogël, dhe nuk do të kishte vdekje të qenve.

Mungesa e menaxhimit profesional të “strehimores” në fjalë është vërejtur tash e sa vite në vendin tonë. Znj. Bujupi thotë se ka përvojë 10 vjeçare në këtë aspekt, dhe prapë se prapë tash e sa vite, nuk ka kurfarë përmirësimi të kushteve.

Ne jemi të vetdijshëm për situatën e rëndë të kafshëve në Kosovë, e në veçanti të kafshëve endacake, dhe i kuptojmë aktivistët të cilët mundohet ta japin kontributin e tyre me aq mundësi sa kanë, mirëpo qëllimi i mirë për të ndihmuar kafshët, nuk e shfajëson askënd, i/e cila me veprimet e veta dhe nga mungesa e aftësive profesionale për menaxhim të një “strehimoreje”, përfundon duke iu rrezikuar mirëqenien kafshëve, në vend se t’i ndihmojë. Apo si në rastin e znj. Bujupi, e cila e vetme mundohet të kujdeset për më shumë se 50 qenë. Kjo, vet, është e pamundur.

Strehimoret eventuale duhet të menaxhohen nga njerëz profesionalë, me fonde dhe staf të kompletuar, e jo parakusht për hapje të strehimores të jetë vetëm qëllimi i mirë. Vetëm me qëllime të mira, nuk mund të mbrohet mirëqenia dhe dinjiteti i kafshëve.

Andaj, si masa që duhet të ndërmirrën për të mos u përsëritu një gjë e tillë:

  • Së bashku me organizatën Kosova Pet Rescue dhe me ndihmën profesionale veterinare të organizatës StrayCoco, organizata jonë do të angazhohet të gjejë adoptues për qentë në strehimoren e znj. Bujupi, ashtu që numri i qenve në këtë strehimore të bie dukshëm. Ashtu siç ia kemi thënë znj. Bujupi jo vetëm tani, por edhe shumë herë më herët, me kapacitetet që i ka, nuk duhet të pranojë qen të ri në strehimore. Thjeshtë, nuk ka kapacitetet të kujdeset për numër të madh të qenve.
  • Të sigurohet që Znj. Bujupi e ndalon aktivitetin e saj për të shpëtuar qen, sepse ka dalur jashtë menaxhimit të saj ngaqë numri i qenve që do të strehohen, vetëm po rritet. Ka edhe nje numër të mjaftueshëm në strehimoren e vjetër në Lipjan, që mbetën të bartën në strehimorën e Ferizajit.

Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë dashamirësve të kafshëve, të ndihmojnë në shpëtimin e qenve në atë strehimores qoftë përmes donacioneve që do të menaxhohen nga ne, qoftë përmes angazhimit për të gjetur adoptues për këta qen.

Për të parandaluar qfarëdo keqperdorimi të mundshëm dhe për tu siguruar që mjetet e mbledhura të përdoren për qëllimin për të cilin janë mbledhur, fondet do të mbledhen përmes llogarisë bankare të organizatës tonë, ashtu që pastaj të përdoren për të mbuluar shpenzimet e shpëtimit të qenve në këtë strehimore.

Është mjaft urgjente të gjendet zgjidhje sa më e shpejtë për këta qenusha, pasi që edhe një përmbytje e tillë, do të kishte pasoja fatale për qentë.

Fondet mund t’i dërgoni në llogarinë më poshtë:

Emri i llogarisë: Për Kafshët
Nr. i llogarisë: 1701017700005277
IBAN: XK051701017700005277
Mesazhi: Donacion për shpëtimin e qenve në strehimore