Në kuadër të takimeve institucionale për situatën e qenve endacak, përfaqësues të organizatës tonë janë takuar me Ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi për të diskutuar rreth masave të qëndrueshme dhe humane të cilat duhet t’i ndërmarrin Komunat sipas përgjegësive ligjore që kanë për zvogëlimin e numrit të qenve endacak.
Ministri Krasniqi ka shprehur gatishmëri dhe interesim që në kuadër të përgjegjësive ligjore të Ministrisë që ai drejton, të kontribojë në zgjidhjen e këtij problemi.
E falenderojmë shumë Ministrin Krasniqi për takimin dhe bashkëbisedimin rreth temës së qenve endacak, dhe shpresojmë që puna e tij dhe e institucioneve të tjera përgjegjëse, të rezultojë në zgjidhje humane dhe të qëndrueshme për qentë endacak, e që do të rezultojë në mirëqenie më të mirë për qentë, por edhe në siguri më të mirë publike për njerëzit.
Përfshirja e shoqërisë civile në vendimmarrje është një hap tejet i rëndësishëm në Kosovë, pasi që duke marrë parasysh problemet e shumta me të cilat përballet vendi ynë, mbështetja e shoqërisë civile është më se e domosdoshme.
Organizata jonë do të vijojë takimet institucionale me akterët përgjegjës, për të ofruar mbështetjen për institucionet për zgjidhje të kësaj problematike.
Organizata jonë poashtu është në process të krijimit të një strategjie kombëtare për menaxhim të qenve endacak, e cila do t’i prezantohet Qeverisë së Kosovës gjatë javëve në vazhdim.