Komunat e Kosovës duhet të tregohen transparente për punën që po bëjnë në kastrimin/sterilizimin e qenve endacak në territorin e komunave të tyre.
Komuna e Ferizajt ka ndarë një shumë prej 90.000 eurove për KSVL në Ferizaj, por nuk duan të tregohen të sinqertë dhe transparentë ndaj qytetarëve me paratë e të cilëve po paguhen.
Zyrtarët e Komunës nuk dëshirojnë të japin llogari para qytetarëve të vet, sepse edhe vet janë të vetëdijshëm që procesi do të ketë shumë defekte, sepse veterinerët e kontraktuar për këtë punë, në të kaluarën janë treguar neglizhent ndaj shumë proceseve të rëndësishme për jetën e qenve të rrugës që kishin vet ata në duar.
Komunës së Ferizaj, nuk i intereson se si shpenzohen paratë publike dhe nuk ka ndërmend të kërkojë raporte të detajuara nga subjekti kontraktues A.V.”Goni” për punën që po bënë.
Si gjithmonë, për çdo parregullësi të këtij lloji, duhet t’i drejtohemi institucioneve përgjegjëse për të dërguar ankesat tona rreth neglizhencës institucionale të zyrtarëve të Komunës së Ferizaj.
I lusim aktivistët e Ferizaj, të kontrollojnë mirë qentë e tyre të lagjës dhe të raportojnë tek ne çdo gjë të dyshimtë tek qentë.
Po ashtu, kontaktoni sa më shumë veterinarin e kontraktuar: 044/680-515 dhe 044-155-453 dhe kërkoni llogari nga ta, për punën që bëjnë me qentë në Ferizaj.
Ne nuk mund të jemi çdokund dhe kemi nevojë për sa më shumë ndihmë për të parandaluar çdo lloj abuzimi me kafshët dhe për të paraqitur rastet në Prokurori/Polici nëse është kryer ndonjë abuzim me kafshë (me fakte dhe raportime serioze).
Intervista televizive për këtë temë: https://www.youtube.com/watch?v=fbo-yvYBwbM