Mediat luajnë një rol të rëndësishëm për vetdijësimin e shoqërisë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të shpërndajnë lajme të rreme apo të gabuara kur bëhet fjalë për jetën e vështirë të qenve endacak në vendin tonë.
Edhe pse ka raste kur qentë endacak sulmojnë njerëzit, shpesh harrohen apo qëllimisht neglizhohen burimet kryesore të agresivitetit të qenve ndaj njerëzve. Dinamika e sjelljeve të qenve varet shumë nga dinamika e sjelljeve njerëzore në një komunitet apo shoqëri.
Histeria e pa bazuar dhe e pa nevojshme që në shumë raste proklamohet nga mediat për qentë endacak, bën që njerëzit të vazhdojnë t’i shohin ata si të rrëzikshëm apo edhe nxitë urrejtje edhe më të fortë ndaj tyre.
Pa emancipim dhe edukim/vetdijësim shoqëror, situata e qenve endacak nuk do të përmirësohet asnjëherë. Presim nga mediat që të jenë korrekte, etike dhe profesionale kur raportojnë mbi çështje delikate siç eshte ajo e qenve endacak dhe bashkëjetesës së dobët të tyre në komunitet.