Është mbajtur takimi i parë i grupit punues të Komunës së Prishtinës për menaxhimin e qenve në rrugë, ku edhe organizata jonë është anëtare.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar disa masa urgjente, siç është edhe kastrimi dhe sterilizimi i vazhdueshëm i qenve në rrugë, për të ndalur riprodhimin dhe shtimin e numrit të tyre në rrugë.
Komuna është zotuar që do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për kontraktimin e subjekteve veterinare për të vazhduar projektin e KSVL në komunën e Prishtinës.
Organizata jonë vazhdimisht e ka potencuar që projektet e kastrimit dhe sterilizimit duhet të jenë aktive gjatë gjithë kohës për të pasur efekt, prandaj jemi të kënaqur që komuna e Prishtinës po angazhohet për zbatim të masave efektive dhe të qëndrueshme.
Po ashtu, qasja e hapur dhe bashkëpunues e komunës së Prishtinës ndaj shoqërisë civile dhe akterëve të tjerë përgjegjës duhet të jetë shembull për të gjitha institucionet, pasi që është dëshmuar që pa gjithpërfshirje dhe monitorim të mirëfilltë, implementimi i çfarëdo mase nuk do të ketë efektin e duhur dhe nuk do të dërgojë në zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme të situatës me qentë në rrugë.