Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Gjoni vendoset nën përkujdesjen e përkohshme të “PYLLI I ARINJVE Prishtina”.

Gjoni, i cili ka më shumë se 2 vite që është kontrabanduar në Kosovë, dhe i cili mbahej në kushte të mjerueshme, është zhvendosur përkohësisht nën përkujdesjen e PYLLI I ARINJVE Prishtina, pasi që ditë më parë, restauranti ku po qëndronte luani, ishte djegur dhe rrjedhimisht përkujdesja ndaj luanit ishte rrezikuar dukshëm, edhe pse gjatë incidentit, luani nuk ishte lënduar.

Qëndrimi tek PYLLI I ARINJVE Prishtina, për Gjonin do të jetë i përkohshëm, pasi që ende jemi në pritje të përfundimit të procedurave për transferimin e tij në një nga qendrat e shpëtimit të përhershme të “Four Paws”.

Jemi duke punuar shumë që të gjitha kafshët në Kosovë të gëzojnë një mbrojtje të mirëfilltë dhe dinjitoze institucionale dhe që mbrojtja e kafshëve të strukturohet në sistemin shtetëror dhe të fuqizohet tutje për të mirën e kafshëve, habitateve të tyre dhe njerëzve.

E falenderojmë PYLLI I ARINJVE PRISHTINA dhe FOUR PAWS për punën e tyre të mrekullueshme dhe të palodhshme në mbrojtje të kafshëve kudo në botë.

Gjoni po ecë me hapa drejt shpëtimit final!