Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Drafti i Udhëzimit Administrativ (UA) për Strehimoret është publik dhe ka nevojë për komentet e juaja!

UA për strehimoret është një akt nën-ligjor i cili ka për qëllim rregullimin e kushteve që strehimoret e Kosovës duhet të plotësojnë që të operojnë si strehimore të qenve apo maceve.

Ky UA është inicuar nga MBPZHR në bashkëpunim me AUVK në kuadër të projektit të BE-së “Support to establishing disease surveillance and control programs and alignment with Chapter 12 of the acquis” dhe ekspertët e këtij projekti, kanë propozuar që qentë me mbajtës/pronar të eutanazohen pas 30 ditëve që futën në strehimore, nëse pronari nuk e dëshiron më kafshën (qenin apo macen) dhe nëse kafshës i cenohet mirëqenia nëse do të mbahej për një kohë të gjatë në strehimore. Këtë pjesë e gjeni tek neni 23, paragrafi 4.

Gjithsesi që organizata jonë pajtohet që të bëhet një komision etik që në disa raste dhe për disa strehimore ku qentë apo kafshët jetojnë në kushte jashtëzakonisht të këqija (ku do të rezultonte sëmurja kornike apo e përseritshme apo vdekja e kafshëve) të parashihet masa e eutanazisë, pasi që edhe me ligjet ndërkombëtare parashikohet që të mos rrezikohet vrasja e kafshëve me metoda tjera tinëzare apo institucionale (në strehimoret publike) dhe për të çliruar kafshën nga ndonjë jetë mizore apo në vuajtje, por grupi punues i MBPZHR dhe AUVK-së nuk ka pranuar komentet tona jashtëzakonisht profesionale, efikase dhe humane për trajtimin e kësaj problematike, dhe ka vendosur që paragrafin 4 ta mbajnë ashtu siç është publikuar.

Organizata jonë ishte pjesë e Grupit Punues dhe kemi studiuar të gjitha draftet dhe komentet dhe jemi konsultuar edhe me organizatat e tjera botërore që punojnë në këtë fushë, dhe kemi dërguar propozimet tona jo vetëm një herë, por dhjetêra herë zyrtarëve të institicioneve të lartëcekura sa i përket Nenit 23. Të themi të drejtën, Neni 23 ishte në fillim edhe më keq, por gjtihsesi që MBPZHR ka pranuar disa nga komentet dhe vërejtjet tona.

Paragrafi 4 i Nenit 23 do të aplikohet për të gjithë qentë që iu vërtetohet pronësia dhe ne e dimë të gjithë që në Kosovë që secili qen që braktiset, i ka takuar një mbajtësi/pronari.

Organizata jonë po ashtu ka angazhuar disa avokatë që të bëjnë një analizë ligjore se a lejohet eutanazia siç përshkruhet në paragrafin 4 të Nenit 23 dhe sipas të gjeturave, paragrafi 4 i Nenit 23 nuk është në përputhje me Ligjin për Përkujdesjen ndaj Kafshëve, pasi që sipas këtij ligji, eutanazia lejohet vetëm për kafshët agresive dhe të sëmura të cilat kishin rezultuar të vdekura.

Ne kërkojmë që eutanazia të bëhet vetëm me leje të një komisioni etik nga institucionet relevante ku përfshihet edhe shoqëria civile apo edhe entitetet tjera shkecore dhe profesionale siç është Instituti i Veterinarisë në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë për të evituar keqpërdorimin e eutanazisë nga Komunat dhe strehimoret private në të ardhmen.

Ne si organizatë jemi dëshmitarë se si trajtohen kafshët endacake në projektet KSVL në Komuna të ndryshme dhe jemi të sigurtë që strehimoret publike do të përfundojnë në eutanazi sistematike të qenve të rrugës.

Analiza ligjore për eutanazinë e kafshëve: https://bit.ly/3F8frRX
Propozimet tona si organizatë për Nenin 23 i gjeni në këtë link: https://bit.ly/3NcUAPD

Linku i UA-së për komentim: https://bit.ly/3eVQ239

Afati i konsultimeve është hapur nga data 20 Tetor – 09 Nëntor 2022, ora 16:00. Komentet tuaja duhet t’i dërgoni në email adresat në vijim: isuf.cikaqi@rks-gov.net , isah.rudaku@rks-gov.net ; arsim.memaj@rks-gov.net ; sadik.heta@rks-gov.net ; berat.hoxha@rks-gov.net.