Fundjavën e kaluar, Kosovo Small Animal Veterinary Association (KSAVA), organizoi një konferencë për kontrollin e popullsisë së qenve, me folës kryesor veterinerin me famë botërore, Dr. Jeffrey Young.
Dr. Young ka më shumë se 30 vjet përvojë në masat e kontrollit të popullsisë së qenve në vende të ndryshme në të gjithë botën, kështu që ishte një mundësi e shkëlqyer për të mësuar rreth kontrollit të popullsisë së qenve nga një veteriner me përvojë si Dr. Young, i cili ka parë situata të panumërta dhe përpjekje të panumërta për të kontrolluar popullsinë e qenve duke përdorur masa të ndryshme.
Ishte shumë e rëndësishme që Dr. Young theksoi se strehimoret dhe eutanazia nuk duhet të përdoren si masë kontrolli, pasi fillimisht nuk është humane dhe së dyti nuk është një mënyrë e qëndrueshme për të reduktuar numrin e qenve endacak, pa u përqëndruar në burimet e problemi, siç janë braktisjet.
Dr. Young tregoi shumë shembuj në botë ku vrasja e qenve dhe strehimoret nuk kanë arritur të zgjidhin problemin dhe përfunduan si projekte të dështuara që shpenzuan miliona para të taksapaguesve. Ndërkohë që burimet e problemit nuk trajtohen, masat çnjerëzore dhe të paqëndrueshme si strehimi dhe eutanazia nga grupet mafioze/korruptuara, çojnë në grupe të caktuara interesash që përfitojnë miliona euro para të taksapaguesve, të cilët do të lobojnë dhe bëjnë presion për të mbajtur situatën ashtu siç është, siç u shpjegua nga Dr. Young që ka ndodhur dikur në Ukrainë. Njerëzit fitojnë mjaft para nga strehimoret dhe eutanazia.
Dr. Young theksoi gjithashtu rëndësinë e ndërgjegjësimit të njerëzve në lidhje me mbajtjen e qenve. Situata me qentë endacak është 100% pasojë e veprimeve të njeriut, prandaj pa ndryshuar sjelljen e njerëzve, situata me qentë endacak nuk do të ndryshojë në të ardhmen e afërt. Dr. Young tha se komunikimi dhe ndërgjegjësimi është diçka që e siguron edhe profesionin veterinar. Sa më shumë njerëz të sigurojnë mirëqenien për kafshën e tyre, do të thotë më shumë punë për veterinerët.
Ishte kënaqësi të dëgjojmë Dr. Young të theksonte këto pika të rëndësishme, të cilat ne si organizatë i kemi përmendur pafundësisht në takimet me institucionet lidhur me situatën e qenve endacak. Ne kemi shumë shembuj të punës së keqe dhe të mirë nga shumë vende të botës, por disa zyrtarë shtetërorë ende përpiqen të shpërfillin këshillat e ekspertëve dhe ende këmbëngulin për strehim dhe eutanazi.
Strehimore publike në të kaluarën kemi pasur në dy qytete (Pejë dhe Graçanicë), si dhe strehimore private kemi pasur ndër vite. E megjithatë, situata me qentë në rrugë nuk është përmirësuar aspak. Dr. Young tha bindshëm se strehimoret duhet të drejtohen vetëm nga profesionistë dhe njerëz të kualifikuar.
Ai e mbylli prezantimin e tij duke motivuar veterinerët duke u thënë se veterinerët ndihmojnë shumë këlyshë që të mos lindin, të keqtrajtohen, të goditen nga vetura etj. Duke kastruar dhe sterilizuar qentë për të stabilizuar popullsinë e qenve në rrugë, shumë jetë shpëtohen ende pa lindur.
Është për të ardhur keq që asnjë zyrtar shtetëror nuk ishte i pranishëm në konferencë, edhe pse ka urgjencë për të vepruar në mënyrë humane dhe të qëndrueshme për të adresuar situatën me qentë endacak. Shpresojmë që organizatorët të ndajnë njohuritë nga kjo konferencë me zyrtarët shtetërorë që janë përgjegjës për menaxhimin e popullsisë së qenve në Kosovë.
Falenderojmë Dr. Young për prezantimin e tij shumë të thellë dhe KSAVA-në për organizimin e kësaj konference!