Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Në linkun më poshtë, mund të lexoni një artikull shumë të mirë nga Nacionale.com, i cili flet për pasojat e keqedukimit të fëmijëve, duke ua instaluar atyre frikën nga kafshët, mjekët, policia etj.

Shumë prindër, kur fëmija i tyre bën zhurmë ose nuk dëgjon fjalët e prindit, mundohen t’i disciplinojnë duke i frikësuar me fjalë si “shuj se të han qeni (ose ndonjë kafshë tjetër)’’, “polici do të të fusë në burg”, “vjen mjeku të të japë gjilpërën” etj, që mund të shkaktojnë fobi tek fëmijët.

“Në mungesë të vetëdijesimit dhe edukimit të drejtë, shumë prindër i edukojnë keq fëmijët e tyre. Po ashtu kur nuk dinë dhe nuk kanë autoritet tek fëmijët që ata të kenë sjellje të mira, t’u binden prindërve për të fjetur, për t’u ushqyer apo që të mos bëjnë probleme, shumë prindër i kërcënojnë ata duke i frikësuar me kafshë. Kjo gjë ndikon edhe në urrejtjen e kafshëve dhe keqtrajtimin e tyre më vonë, por po ashtu mbjell ankth, ku si pasojë e kësaj, fëmijët bëhen të dhunshëm. Pa dyshim që ajo çfarë përjetojnë në familje gjatë rritjes, i bën të atillë kur ata rriten”.

Kjo dukuri, ka bërë që një numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve në Kosovë, të kenë frikë dhe fobi nga qentë dhe kafshët e tjera, e që shpesh ka bërë që të ketë incidente në mes të qenve dhe njerëzve në rrugë.

I bëjmë thirrje të gjithëve që të mos i përdorin kafshët apo ndonjë subjekt tjetër për frikësim të fëmijëve pasi që frikat e moshës së re mund të sjellin pasoja të mëdha më vonë.

Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun më poshtë.

https://nacionale.com/kulture/a-jemi-shoqeri-e-dhunshme-sepse-qe-nga-femijeria-na-frikesojne-2809?fbclid=IwAR3MphWGKy04dSG2ejuYo0uBrIkUMdJ_0ewKBeptddyuPIiuZjEwa_ihVW8