Mbajtja e përgjegjshme e qenve
4 KËMBËSHAT QË NDRYSHOJNË JETËN TUAJ
Zgjedhja për të jetuar me një mace apo qen është padyshim një akt i madh dashurie dhe sjell gëzim çdo ditë. Lehtëson marrëdhëniet shoqërore dhe ka një funksion pozitiv në relaksim dhe lehtësim të stresit.
Në të njëjtën kohë është edhe diçka që e ndryshon thellësisht jetën në thelbin e saj të përditshëm; për këtë arsye është një zgjedhje që duhet bërë me përgjegjësi dhe me vetëdije për të bërë një angazhim të madh, krejtësisht të ngjashëm me detyrat që prindi ka ndaj fëmijës.
Ky udhëzues u krijua me qëllim që të ofrojë një mjet të dobishëm si për ata që duan të adoptojnë një mik me katër këmbë ashtu edhe për ata që tashmë jetojnë me ta. Së bashku do të bëjmë një udhëtim të vogël, gjatë të cilit do të zbulojmë se si të sillemi në mënyrën më të mirë, në mënyrë që bashkëjetesa me kafshët tona të jetë paqësore.
OBLIGIMET LIGJORE PËR MBAJTJE TË PËRGJEGJSHME TË KAFSHËVE SHOQËRUESE
Legjislacioni i Republikës së Kosovës ka bazë ligjore e cila parasheh përkujdesjen ndaj kafshëve në mënyrë që të sigurohet plotësimi i nevojave fizike, fiziologjike dhe sociale të kafshëve.
Në aspektin ligjor, termi “kafshë” nënkupton të gjitha kafshët e gjalla, duke përfshirë edhe shpezët, peshqit dhe bletët, larvat që jetojnë të lira dhe format larvore riprodhuese, por pa përfshirë format fetale ose embrionike.
PESË LIRITË E KAFSHËVE
Çdo kafshë nën përkujdesjen e njeriut varet tërësisht nga njeriu për mbijetesë dhe mirëqenie të duhur. Prandaj njeriu duhet të përkujdeset që kafshës t’i sigurohet mirëqenia dhe shëndeti i plotë.
Mirëqenia e kafshës nënkupton cilësinë e jetës së një kafshe dhe ndikohet nga shëndeti fizik dhe mendor i saj.
IDENTIFIKIMI I QENVE ME MIKROCIP DHE REGJISTRIMI
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në mars të vitit 2021 ka aprovuar ndryshimet e Udhëzimit Administrativ (UA) për Identifikimin dhe Regjistrimin e Kafshëve Shoqëruese. Me ndryshimet e reja, është obligim ligjor për çdo pronar të kafshës shoqëruese (qen, mace) ta bëjë identifikimin dhe regjistrimin e kafshës së tij/saj.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si institucion që zhvillon dhe zbaton politikat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të zbatimit të këtij UA, ka kontraktuar subjektet veterinare për të ofruar shërbimin e identifikimit dhe regjistrimit të qenve me pronar FALAS për një (1) vit.
PASOJET E BRAKTISJES SË QENVE DHE MACEVE
Braktisja e kafshës shoqëruese (qenit, maces) do të thotë kur personi me dashje, me apo pa qëllim, me apo pa vetëdije, nga pakujdesia ose nga neglizhenca e lë një kafshë shoqëruese në një vend (rrugë) përgjithmonë ose përkohësisht, pa siguruar përkujdesjen e vazhdueshme për kafshën.
Kur braktisen kafshët, nuk do të thotë që braktisen vetëm në rrugë.
Shumë njerëz heqin dorë nga kafshët e tyre, duke i lënë ato edhe në strehimore apo qendra të ndryshme të strehimit për kafshët.
ADOPTO DHE SHPËTO NJË JETË!
Shumë nga këlyshët apo kotelet e shitura në dyqanet e kafshëve ose në internet kanë origjinën nga qendrat mbarështuese (objektet komerciale për mbarështimin e kafshëve) që fokusohen në përfitime financiare pa marrë parasysh fare shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve.
Qendrat mbarështuese shpesh prodhojnë kafshë me probleme serioze shëndetësore, dhe kjo mund të nënkuptojë kosto të larta veterinare për kafshën tuaj të ardhshme dhe shqetësime të
mëdha për ju dhe vet kafshën.
FENOMENI MIZOR I LUFTËRAVE ME QEN
Shumë nga këlyshët apo kotelet e shitura në dyqanet e kafshëve ose në internet kanë origjinën nga qendrat mbarështuese (objektet komerciale për mbarështimin e kafshëve) që fokusohen në përfitime financiare pa marrë parasysh fare shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve.
Qendrat mbarështuese shpesh prodhojnë kafshë me probleme serioze shëndetësore, dhe kjo mund të nënkuptojë kosto të larta veterinare për kafshën tuaj të ardhshme dhe shqetësime të
mëdha për ju dhe vet kafshën.
NDJEKJA PENALE E ORGANIZIMIT TË LUFTËRAVE MES QENVE
Sipas Nenit 346, paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që organizon, financon ose është nikoqir i luftës ndërmjet kafshëve të llojeve të njëjta apo të ndryshme ose organizon apo merr pjesë në bast në këto luftëra, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
Luftërat mes qenve janë një nga format më këqija të mizorisë së kafshëve.
NGA VIJNË QENTË ENDACAK?
Një burim i qenve endacak është humbja e një qeni që kishte
dikur një shtëpi/familje. Mbajtësit e përgjegjshëm të qenve duhet të kujdesen që qentë e tyre të jetojnë në një mjedis të kontrolluar dhe të mos mund të bredhin.
Mbajtësit e qenve gjithashtu duhet të sigurojnë që qentë e tyre të kenë qafore me etiketë që përmban të dhënat e pronarit (telefoni apo adresa), ashtu që në rast të humbjes së qenit, të ketë më shumë gjasa për ribashkim me pronarin.
PSE KASTROHEN DHE STERILIZOHEN QENTË E RRUGËS?
Kastrimi te qentë meshkuj dhe sterilizimi te qentë femra nënkupton heqjen e organeve riprodhuese (testikujt, vezoret apo mitra me vezore) për të ndalur mundësinë e shumimit të qenit, do të thotë: për të ndaluar mundësinë e lindjeve të këlyshëve.
STREHIMI I MIRËFILLTË I QENVE
Ndërtimi i strehimoreve tradicionale për strehim të përhershëm të qenve endacak, nuk është një masë themelore e një programi gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të popullsisë së qenve.
Mbajtja e qenve në strehimore kushton jashtëzakonisht shumë, prandaj mirëqenia e qenve të mbajtur në ambiente të tilla mund të jetë shumë e ulët.
PARA SE TË MERRNI QEN
Mbajtja e qenve si pjesë e familjes mund të jetë jashtëzakonisht shpërblyese. Megjithatë është e rëndësishme të mbani mend se kujdesi për një kafshë është gjithashtu një përgjegjësi e madhe.
Para se të vendosni të mbani qen, është absolutisht thelbësore të hulumtoni kujdesin që do t’i duhet qenit për t’u siguruar që keni kapacitetet e nevojshme për t’i përmbushur nevojat fizike, fiziologjike dhe psiçike të kafshës.