Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

🐾🌍 Sot, në Ditën Botërore të Kafshëve, shfrytëzojmë rastin të ritheksojmë rëndësinë e jashtëzakonshme të kafshëve në planetin tonë, duke filluar nga kafshët shoqëruese, kafshët në ferma dhe deri tek kafshët e egra. 🐶🐻🐄

🦮 Kafshët shoqëruese: Mbarështimi i kafshëve shoqëruese duhet të ndalet. Jeta e vështirë në rrugë që përjetojnë shumë qen dhe mace endacake është tejet dëshpëruese. Duke qenë të pastreha, ato janë të ekspozuara ndaj kushteve të papërshkrueshme që rrezikojnë mirëqenien dhe cilësinë e jetës së tyre.

Gjendja e këtyre kafshëve është një thirrje për veprim. Është një rikujtim i fortë se ne duhet të bëjmë më shumë si shoqëri dhe si individë për të kontrolluar mbajtjen e kafshëve shoqëruese dhe për të parandaluar braktisjen e këtyre kafshëve.

🏢 Institucionet duhet të luajnë një rol vendimtar në këtë përpjekje duke prezantuar akte nënligjore për mbajtje të përgjegjshme të kafshëve, duke promovuar programet e sterilizimit/kastrimit dhe duke ofruar mbështetje për kafshët e braktisura.

🐄 Kafshët e përdorura në ferma: Është një realitet i trishtuar që shumë kafshë të përdorura në ferma jetojnë në kushte të tmerrshme, duke jetuar në hapësira të ngushta dhe duke u përballur me mizori. Për më tepër, industria e blegtorisë kontribuon ndjeshëm në ndryshimet klimatike. 🌍 Praktikat e bujqësisë në fermat e mëdha (industriale) jo vetëm që dëmtojnë kafshët, por dëmtojnë edhe planetin tonë. Industria e mishit është një kontribues i madh në emetimet e gazeve serrë, shpyllëzim dhe ndotjen e ujit. Ne duhet t’i adresojmë këto çështje për hir të kafshëve dhe mjedisit tonë.

Fuqia për të bërë një ndryshim është në pjatat tona. Zgjedhja e një diete me bazë bimore dhe reduktimi i konsumit të mishit mund të ulë ndjeshëm gjurmën tonë të karbonit, të zvogëlojë kërkesën për blegtori dhe të përmirësojë jetën e miliona kafshëve në ferma.

🌳 Kafshët e egra: Mrekullitë e botës së egër na kujtojnë rëndësinë e biodiversitetit. Mbrojtja e habitateve të tyre, luftimi i gjuetisë legale dhe ilegale, dhe avokimi për përpjekjet e ruajtjes së botës së egër janë veprime thelbësore. Mbështetni organizatat e përkushtuara për ruajtjen e kafshëve të egra dhe habitateve të tyre natyrore.

🙌 Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku, si individë dhe institucione, për të siguruar që çdo kafshë të trajtohet me dinjitet, respekt dhe dhembshuri.

Edukimi dhe ndryshimet legjislative janë thelbësore për mbrojtje më të mirë të kafshëve. Duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke lobuar për ligje më të forta për mirëqenien e kafshëve, ne mund të krijojmë ndryshime pozitive të qëndrueshme.

PËRDITËSIM:

Më 4 Tetor, bashkë me Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) 🌿🏢 dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) 📚🔬, kemi shënuar Ditën Botërore të Kafshëve 🌍🐾, duke vizituar parkun e Blinajës, që është shtëpi pêr disa lloje të kafshëve të egra. 🦌🐗

Gjatë shënimit të kësaj dite, kemi potencuar sërish nevojën për një angazhim shumë më të madh institucional për mbrojtje të mirëfilltë të kafshëve, si dhe nevojën për avancimin e kornizës ligjore dhe krijimin e kushteve për zbatimin e mirëfilltë të ligjeve të dedikuara për mbrojtje të kafshëve – qofshin ato shoqëruese, kafshë në ferma apo kafshë të egra. Po ashtu, bashkë me pjesëmarrësit, jemi pajtuar që ngritja e vetëdijes dhe edukimi janë masa thelbësore për të siguruar trajtim dhe mbrojtje të dinjitetshme të kafshëve në Kosovë 🇽🇰.

⚖️🔍 Organizata jonë është duke punuar në analizimin e kornizës ligjore, pikërisht për të dërguar tek institucionet e linjës gjatë vitit 2024, të gjitha propozimet tona sa i përket avancimit të ligjeve dhe akteve nën-ligjore 📝📈 pasi që vjetërsia dhe mungesa e disa akteve ligjore, bën që kafshët të jenë të rrezikuara dhe të mos jenë të mbrojtura siç duhet.

🙏 E falenderojmë MMPHI dhe MASHTI për shënimin e kësaj dite, dhe shpresojmë që në të ardhmen, institucionet bashkë me shoqërinë civile, do të punojnë ngushtë për të avancuar të drejtat e kafshëve dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë. 🐾🌱

https://fb.watch/nO3Jf8NpAv/