Qasja antropocentrike e trajtimit të kafshëve, sjellë deri tek ky gjest si në video. Kali mezi ecte në disa copa të rrugëtimit dhe bënte disa lëvizje të pa-koordinuara me kokë, që tregonin stres dhe frikë.
Shfrytëzimi i kafshëve, krijesa të cilat, sikurse njerëzit, janë po ashtu gjallesa të ndjeshme – nuk duhet të ndodhë në këtë mënyrë, pa trajtuar apo konsideruar çdo aspekt të mirëqenies së tyre; duhet rregulluar çdo kusht në favor të kafshës, para se ta përdorim atë për qejfe të kota komerciale (pasi që mos përdorimi i tyre fare për arsye të kota, as bëhet fjalë në shoqërinë tonë).