Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka miratuar zyrtarisht Udhëzimin Administrativ (UA) për Strehimoret e Kafshëve Shoqëruese me datë 25 maj 2023! 🎉✅

Por kjo nuk është e gjitha! Falë mbështetjes suaj, Ministria ka zgjedhur një qasje humane dhe ka hequr artikullin diskutabil të eutanazisë për kafshët jo agresive, i cili do të kishte hapur dyert për vrasjen sistematike të kafshëve endacake të shëndosha dhe jo agresive. 🚫❌

Në UA janë vendosur kritere për të siguruar që strehimoret e kafshëve shoqëruese të ofrojnë kujdesin më të mirë të mundshëm dhe të garantojnë mirëqenie të plotë për të gjitha kafshët që strehojnë, dhe po ashtu ka paraparë që të kryhet në to edhe KSVL në qendër të një programi për adoptimin e kafshëve. 🏠🐶🐱

Për më tepër, janë përcaktuar kërkesa specifike profesionale për stafin që punon në këto qendra, duke vendosur standarde të larta dhe duke obliguar strehimoret të kryejnë trajnime të shumta për të gjitha proceset e strehimit të kafshëve 🙌💚. Kushdo që nuk i plotëson kushtet e këtij udhëzimi administrativ, nuk do të lejohet të hapë strehimore për kafshët shoqëruese.

Falenderojmë shumë stafin e MBPZHR-në, më konkretisht Ministrin, z. Faton Peci dhe AUVK-në, z. Flamur Kadriun dhe z. Sadik Heta, për punën e palodhshme që ky UA të finalizohet siç është më së miri.  I falenderojmë shumë këto institucione që po ashtu na kanë mirëpritur në grupin punues për të hartuar dhe finalizuar këtë UA dhe shpresojmë se bashkëpunimi në këtë drejtim të vazhdojë tutje për të mirën e përbashkët. Institucionet e vendit kanë treguar profesionalizëm dhe dhembshuri, duke mos i ndjekur hapat e shteteve të shumta fqinje që përdorin strehimin dhe eutanazinë masive të kafshëve.

Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë mbrojtësit e mirëqenies së kafshëve, organizatat dhe qytetarët e shqetësuar që morën pjesë aktive në diskutime dhe ndanë komentet e tyre të vlefshme. Zërat tuaj bënë vërtet ndryshim në formësimin e këtij legjislacioni për mirë!

Megjithatë, ky legjislacion nuk duhet parë si ZGJIDHJA e numrit të lartë të qenve endacak. Strehimoret e kafshëve shoqëruese janë vetëm një pjesë e vogël e një grupi të gjerë masash të nevojshme për të menaxhuar siç duhet popullsinë e qenve dhe të gjitha masat e nevojshme janë aprovuar nga Qeveria e Kosovës në tetor 2022 në Strategjinë Kombëtare për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar. Strehimoret nuk merren me burimet e problemit të qenve që janë: 1) braktisja e qenve, 2) mbarështimi i pakontrolluar 3) shitja dhe importi i pakontrolluar i qenve. Nëse këto burime nuk adresohen, numri i kafshëve endacake nuk do të zvogëlohet në mënyrë të qëndrueshme në Kosovë.

Për të lexuar UA vizitoni linkun: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=75171

Faleminderit organizatave partnere dhe atyre që kanë kontribuar me komentet e tyre gjatë procesit të draftimit të udhëzimit administrativ dhe kanë qenë zë i fuqishëmUA të finalizohet për të mirë: StrayCoCo, TIR, LAV, Four Paws, Stumme Brueder, PETA, Uzi Utzinger.