Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Falë shoqatës Trentino me Ballkanin (Trentino con i Balcani Onlus), e cila në Kosovë ka vite që punon me disa projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim, LAV (Lega antiviviszione) e Trentinos, në marrëdhënie të ngushtë me selinë e tyre kryesore në Romë, ka filluar një bashkëpunim me Fondacionin për të Drejtat e Kafshëve në Kosovë, i cili është themeluar rishtazi dhe merret për momentin me ndërgjegjësimin e mirëqenies së qenve endacakë dhe ndërhyrjen me propozime në fushën legjislative duke propozuar korrigjime në legjislacionin e mirëqenies së kafshëve dhe duke prezantuar një ndalim të keqtrajtimit dhe eksperimentim në kafshë, përdorimin e kafshëve në cirqe dhe detyrimin për regjistrimin e kafshëve shtëpiake.

“Ne përpiqemi të ndërgjegjësojmë për këto çështje – thotë Elza Ramadani nga Fondacioni – gjithashtu duke protestuar publikisht dhe duke bërë padia/lajmërime sa herë që shohim nevojën. Ligji aktual, megjithëse në një formë i mirë, është mjaft i dobët në shumë aspekte”.