Flora Bujupi ballafaqohet çdo ditë me këto veprime mizore dhe çnjerëzore në rajonin e Lipjanit në Kosovë.
Pothuajse çdo mëngjes ajo zgjohet dhe sheh këlysh duke u “hedhur” para strehimores së saj. Ajo nuk kishte paraparë kaq shumë qen në strehimoren e saj sepse shpenzimet janë tepër të larta për të mbajtur një strehë dhe ajo punon vetëm. Tani ajo ka gati 100 qen në strehën e saj. Natyrisht, ajo nuk mund t’i linte ata të vdisnin para syve të saj, dhe i ka marrë nën përkujdesjen e saj.
Policia duhet të marrë masa për të ndaluar këto vepra penale. Braktisja e qenve konsiderohet keqtrajtim i kafshëve dhe duhet të dënohet (neni 346 – Kodi Penal).
Ne së bashku me Florën, duhet t’i drejtohemi autoriteve komunale kompetente të këtyre fenomeneve negative sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ata të mbajmë situatën nën vëzhgim sa i përket personave përgjegjës për mbarështimin dhe braktisjen e qenve. Këto veprime mizore duhet të parandalohen dhe të ndëshkohen!