Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Më poshtë e gjeni prezantimin mbi “Zanafillën e qenve endacak dhe si mund të përmirësohet jeta e tyre në rrugë”, i cili është mbajtur në Termokiss me datë 24 shkurt.

Mesazhet, të cilat kishin për qëllim që të transmetoheshin ishin:

“Nga qen endacak në qen të komunitetit” – një gjë që Termokiss ka dëshmuar që funksionon shumë mirë!

Si dhe mesazhi tjetër: “Nëse nuk mund t’i ndihmojmë qenve, atëherë mos t’i ngacmojmë ata!”

E falenderojmë Ryann Qavdarbashën që prezantoi në këtë takim!

Në këto vegëzat në Youtube, mund të shikoni dy video tejet informuese (të bëra nga organizata zvicerane StrayCoco) si shtesë e prezantimit të sotëm mbi qentë endacak.

Si rezultat i gjithë mbledhisë së sotme ishte që vullnetarët e ndryshëm që duan të punojnë për të mirën e përgjithshme, u zotuan edhe ata që të organizohemi dhe të bëjmë sesione informuese të tilla, edhe në shkollat fillore të Prishtinës (fillimisht).

Së shpejti edhe kjo iniciativë do të organizohet dhe detajet e mëtejme, do të ju përcillën në vazhdimësi.

Kushdo që është i/e interesuar të bëhet vullnetar/e për aktivitetin e “edukimit në shkolla”, ju lus lajmërohuni dhe ndihuni të lirë të kontribuoni në organizim dhe zbatim të aktivitetit!

Faleminderit Termokiss-it dhe të gjthë mbështetësve!