Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

 

Si të kujdesemi për kafshët gjatë pandemisë COVID-19?

Më 11 Mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli COVID-19 pandemi globale. Derisa virusi po shpërndahet edhe më tej, pyetja kryesore e mbajtësve të kafshëve është: “A mund të infektohem me COVID-19 nga qeni/macja ime?”

Deri më tani, përgjegjja është JO. Përderisa kafshët shoqëruese mund të sëmuren me koronavirus, për momentin nuk ka asnjë fakt që këto kafshë e transmetojnë virusin tek njerëzit.

Për të ju ndihmuar të kujdeseni për kafshët gjatë kësaj pandemie, e kemi krijuar një listë me këshilla që duhet t’i ndiqni për një kujdes maksimal për ju dhe kafshën tuaj.


A MUND TA SHËTIS QENIN?
Qentë kanë nevojë për shetitjet e tyre ditore. Ushtrimet fizike dhe mentale janë të rëndësishme si për njerëzit, ashtu edhe për kafshët. Përderisa nuk ka ndalim të lëvizjes, mbajtësit e qenve duhet të shëtisin qentë si zakonisht, por me kujdes të shtuar duke praktikuar distancën sociale me njerëz të tjerë gjatë shetitjes së qenit duke vizituar zonat e pafrekuentuara nga njerëzit.

Mbajtësit e kafshëve duhet të lajnë duart për së paku 20 sekonda para dhe pas çdo shëtitjeje, dhe nëse ka mundësi, të mbajnë dezinfektues të vogël me vete gjatë shëtitjes.

 

A DUHET TA PASTROJ QENIN/MACEN MË SHPESH SE ZAKONISHT?
Sa i përket COVID-19, nuk ka masa të veçanta që duhet marrë në raport me kafshët shtëpiake.

Pas çdo shëtitje, preferohet që qenit t’i pastrohen shputat, me ujë te vakët ose t’i pastrohen me facoleta anti-bakteriale.

Nëse ka dyshime që kafsha është ekspozuar ndaj një personi të infektuar me COVID-19, larja e zakonshme e kafshës do të largojë çdo shqetësim që mund të keni sa i përket transmetimit të virusit.

Preferohet shumë, që t’i pastrohet qaforja dhe lidhësja me të cilat i keni shetitur qentë e juaj.

Ma patjetër t’ia largojne gjithëmonë fekalet nga toka që ambienti të jetë çdo herë i pastër.

Poashtu, produktet dezinfektuese nuk ka nevojë të përdoren në kafshët shtëpiake. Në fakt, produktet me përqindje të lartë të alkoolit nuk duhet të përdoren në kafshët shtëpiake! Në vend të kësaj, një larje e zakonshme me shampon për kafshë mjafton.

 

A MUND TË LUAJ ME QENIN?
Për mbajtësit e kafshëve shoqëruese me shtëpi me oborr, loja me kafshët inkurajohet. Por, prapë, higjiena është shumë e rëndësishme. Lani duart para dhe pas çdo ndërveprimi me kafshë, si dhe pastroni putrat e qenit/maces para se ta futni prapë brenda.