Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

E ftuar në debatin për qentë endacak në Kosovë në #KallxoPërnime në RTV Dukagjini, ishte edhe Elza Ramadani, themeluese e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve në Kosovë.

Në këtë debat kemi përmendur të gjitha gjetjet tona rreth (mos) angazhimit të institucioneve përgjegjëse për të trajtuar këtë problematikë me seriozitetin që i takon.

Mungesa e projekteve të qëndrueshme për t’u përballur me këtë problem, ka bërë që institucionet përgjegjëse të dështojnë në mbrojtjen e të drejtave të kafshëve dhe të drejtave të njeriut (pasi që qytetarët janë sulmuar dhe frikësohen të ecin lirshëm).

Shteti ynë nuk ka kohë që të humbë më sa i përket zgjidhjes së këtij problemi, por të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të angazhohen seriozisht për hir të mirëqenies së kafshëve, dhe për hir të shëndetit dhe sigurisë së njerëzve.

Ndiqni debatin më poshtë: