Organizata jonë ka bërë kallëzim penal në verë të këtij viti, ndaj personit në fjalë dhe është për t’u parë pozitivisht se si organet e drejtësisë kanë marrë përsipër këtë rast më shpejtë se zakonisht dhe që kanë shpallu fajtor një individë që ka keqtrajtuar një qen të rrugës, duke bërë që qeni i tij agresiv ta sulmojë, lëndojë, ndjekë në shqetësim dhe stres, qenin e rrugës, i cili me shumë gjasë nuk i ka shpëtuar vuajtjeve dhe lëndimeve.
Agresiviteti i qenve me mbajtës/pronar është shenjë e qartë që jetojnë një jetë në makth. Edhe qentë agresiv janë viktimë keqtrajtimi nga mbajtësi/pronari i tij.
Edhe pse për organizatën tonë dënimi i shqiptuar në këtë rast është shumë i ulët, sidomos duke pasur parasysh që personit në fjalë nuk i është konfiskuar qeni, prapë se prapë është një nga rastet e para të dënimit për shkak të keqtrajtimit të kafshëve. Për fat të keq nuk dimë për fatin e qenit të rrugës, por ka shumë mundësi që nuk është më gjallë.
Kujtojmë se organizata jonë është takuar edhe me Kryeprokurorin e Shtetit, pikërisht për të biseduar rreth trajtimit më serioz të veprave penale të keqtrajtimit të kafshëve.
Ne do të vazhdojmë t’i adresojmë ankesat tona tutje dhe t’i ndërmarrim hapat e radhës ligjor për rastet e ndryshme që kemi paraqitur tani e sa kohë në prokuroritë e Kosovës dhe do të kërkojmë vazhdimisht përsosmëri në punën e prokurorëve, që ta bëjnë akuzen e duhur ndaj personave abuzues dhe të kërkojnë nga Gjykata që të jepen denimet maksimale për të gjitha rastet e keqtrajtimit të Kafshëve.
Organizata jonë po ashtu do të vazhdojë të ndihmojë Prokurorinë dhe Policinë në paraqitjen e veprave penale të keqtrajtimeve të kafshëve si dhe organizimit të luftërave me qen. I mbetet Prokurorisë dhe gjykatave që pastaj të bëjnë punën e tyre për t’i sjellë para drejtësisë personat që kryejnë këto vepra penale dhe t’i denojnë ata me denimet maksimale.