Me datë 1 nëntor, shënuam Ditën Botërore të Veganizmit.
Njerëz nga të gjitha moshat veganë dhe jo-veganë u mblodhën për të provuar recetat vegane të gatuara me dashni nga stafi i Peer Educators Network (PEN), Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve dhe BEAR SANCTUARY Prishtina (PYLLI I ARINJVE Prishtina).
Në këtë rast ndamë edhe mesazhe vetëdijesuese për këtë ditë, poashtu me mysafirët tanë ndamë edhe recetat tradicionale të ushqimeve të përgatitura në mënyrë vegane.
Të ushqyerit vegan ka një numër të madh benefitesh për njerëzit, kafshët dhe të gjithë ambientin përreth. “Paqja fillon në kuzhinën tuaj!”
#GoVeganGoGreen