Për herë të parë në Kosovë, më 23.10.2021, organizohet dita e ushqimit vegan që ka për synim të promovojë rëndësinë e stilit të jetës vegan, duke filluar nga ushqyerja e secilit prej nesh.
Kjo ngjarje është bashkë-organizim nga PYLLI I ARINJVE Prishtina dhe Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.
Pjesmarrja është e hapur për të gjithë që dëshirojnë ti shijojnë ushqimet vegane të cilët do të përgatiten dhe servohen në hapësirat e PYLLIT TË ARINJVE Prishtina.
PYLLI I ARINJVE Prishtina, së bashku dhe me iniciativë të organizatës Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve po organizojnë këtë vit ngjarjen e parë vegane, si dy organizata për mbrojtjen e mirëqenies dhe të drejtave të kafshëve në Kosovë.
PYLLI I ARINJVE Prishtina, qendër shpëtuese për arinjtë e shpëtuar në Kosovë & Shqipëri, është një organizatë jo-fitim prurëse, e përkrahur dhe nën menaxhimin e organizatës FOUR PAWS. Organizata e njohur botërore FOUR PAWS ka reaguar menjëherë në vitin 2010, kur mbajtja e arinjve ishte bërë jashtëligjore në Kosovë dhe është angazhuar me shumë seriozitet që të shpëtojë të gjithë arinjtë e murrmë të cilët mbaheshin në hapësira të mbyllura apo të pa përshtatshme për natyrën dhe mirëqenien e tyre.
PYLLI I ARINJVE Prishtina është qendër shpëtuese për arinjtë e keqmbajtur apo keqtrajtuar nga personat fizik dhe juridik në Kosovë dhe Shqipëri, përbëhet nga një hapësirë 16 hektarëshe.
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve është organizatë jo-fitimprurëse dhe jo-qeveritare, i themeluar në vitin 2018, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së kafshëve jonjerëzore, duke u përqëndruar në aspektet legjislative të mbrojtjes së tyre dhe promovimin e dinjitetshëm të të drejtave të tyre.
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve kontribuon në aspektet ligjore dhe politik-bërëse, duke synuar në një jetë më të mirë për kafshët në Kosovë dhe të përmirësojë dhe fuqizojë me prioritet, angazhimin institucional në fushën e mbrojtjës së kafshëve dhe zbatimit të legjislacionit në fuqi. Organizata synon të punojë për të gjitha speciet e kafshëve, pavarësisht nëse ato janë endacake, shoqëruese, kafshë në ferma, apo kafshë të egra. Të gjitha kafshët meritojnë një trajtim të ligjshëm dhe etik.
EKOSISTEMI DHE USHQIMI
Kafshët dhe mjedisi luajnë një rol të rëndësishëm në ekosistemin tonë. Muajt me pandeminë COVID-19 ka treguar se jemi në një situatë kritike për planetin tonë dhe se duhet të zgjedhim të mbrojmë dhe rivitalizojmë ekosistemet së bashku me kafshët e egra dhe kafshët në përgjithësi, për hir të tyre dhe për shëndetin tonë.
Sipas të gjeturave të Kombëve të Bashkuara (United Nations – Climate Action), sistemet ushqimore gjenerojnë një të tretën e emetimeve të gazrave serrë në botë. Kjo do të thotë që konsumimi i produkeve shtazore përbëjnë një nga faktorët kryesor të krizave klimatike që po ndodhin tanimë në botë. Pa ndryshime drastike, emetimet e sistemit ushqimor ka të ngjarë të rriten deri në 40 % deri në vitin 2050, duke pasur parasysh rritjen e kërkesës nga popullsia, më shumë të ardhura dhe ndryshime në dietë.
Më shumë se 60% e të gjitha vdekjeve globale janë për shkak të sëmundjeve kronike dhe kushteve të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2, obeziteti dhe kanceret e caktuara, me një dietë të varfër që konsiderohet një faktor kryesor kontribues në të gjitha ato sëmundje. Autoritetet globale shëndetësore pajtohen se shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën është edhe dieta, madje dieta e mposht edhe duhanin në këtë aspekt.
Pavarësisht tendencave të fundit të dietës që promovojnë ngrënien e më shumë produkteve shtazore duke shmangur drithërat dhe llojet e shumta të frutave dhe perimeve, Studimi Global i Barrës së Sëmundjeve – i cili përfshiu gati 500 studiues nga më shumë se 300 institucione në 50 vende dhe shqyrtoi gati 100,000 burime të të dhënave – arriti në përfundimin se katër ushqimet kryesore që ne duhet të konsumojmë më shumë për të zvogëluar rrezikun tonë të përgjithshëm të vdekjes janë frutat, arrat/farat, perimet dhe drithërat.
Gjetjet nga studimi më i madh i ardhshëm mbi dietën dhe kancerin në historinë njerëzore zbuluan se ngrënia e vetëm një të katërtës së gjoksit të pulës në ditë rrit rrezikun e disa prej kancereve me rritjen më të shpejtë, si limfomat dhe leuçemitë, deri në 280%. Dhe një meta-analizë e Harvardit e vitit 2015 zbuloi se burrat që konsumonin vetëm pesë vezë në javë rrisnin rrezikun e tyre për një formë vdekjeprurëse të kancerit të prostatës me 47%. Siç u tha më parë, hulumtimi ka treguar se njerëzit që hanë një dietë të pasur me proteina shtazore (përfshirë mishin e kuq, shpendët, peshkun, qumështin dhe vezët) kanë më shumë se 400% rrezik të rritur për të vdekur nga kanceri.
ÇFARË ËSHTË VEGANIZMI?
Veganizmi është një filozofi dhe mënyrë jetese e cila kërkon të përjashtojë – për aq sa është e mundur dhe praktike – të gjitha format e shfrytëzimit dhe mizorisë ndaj kafshëve për ushqim, veshje apo ndonjë qëllim tjetër; dhe në zgjerim, promovon zhvillimin dhe përdorimin e alternativave pa kafshë në dobi të kafshëve, njerëzve dhe mjedisit. Në aspektin dietik ajo tregon praktikën e shmangjes të të gjitha produkteve të marra tërësisht ose pjesërisht nga kafshët.
Do të thotë, një vegan nuk konsumon mish, produkte të qumështit, vezë, mjaltë, ose ndonjë produkt që rrjedh nga kafshët. Një dietë vegane mund (dhe duhet) të jetë e mbushur me një larmi të madhe ushqimesh të shijshme, ushqyese, duke përfshirë perime, drithëra, arra, bishtajore, fara dhe fruta. Veganët nuk veshin lëkurë, mëndafsh ose lesh. Shumë refuzojnë të përdorin produkte që janë bërë me përbërës të kafshëve, produkte që filtrohen duke përdorur pjesë të kafshëve (si disa verëra, birra dhe sheqerna të bardhë) dhe produkte që janë testuar te kafshët.