Ideja se kafshët janë inferiore dhe jetojnë me qëllimin e vetëm për të plotësuar nevojat dhe dëshirat e njerëzve është një paragjykim i paarsyeshëm ndaj tyre. Ashtu si segmente të caktuara të racës njerëzore që vuajnë për shkak të seksizmit dhe racizmit, kafshët vuajnë po aq shumë, nëse jo më shumë, sepse nuk mund të mbrohen.
Meqenëse kafshët nuk mund të protestojnë, votojnë ose të promovojnë mbrojtjen e tyre, është përgjegjësia e neve njerëzve që ta bëjmë për kafshët.
Prandaj, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të kafshëve, i bëjmë thirrje komunitetit dhe institucioneve të përkushtohen më seriozisht për mbrojtje dhe respektim të të drejtave të kafshëve. Vetëm trajtimi i mirëfilltë i kafshëve dhe mbrojtja e mirëqenies së tyre mund të na bëjë shoqëri të emancipuar dhe empatike.