Jemi thellësisht të alarmuar nga gjendja e tmerrshme e qenve endacakë në Pejë. Këto kafshë të gjora janë duke vuajtur nga lëndime dhe infeksione të rënda dhe është zemërthyese t’i shohësh në një gjendje të tillë. Është edhe më dëshpëruese të dihet se komuna e Pejës nuk ka ndërmarrë asnjë projekt në vitet e fundit për ta adresuar këtë çështje.
Ne kemi nevojë urgjente për ndihmën tuaj për të sjellë vëmendjen ndaj kësaj situate të rëndë. I bëjmë thirrje komunës që të fillojë menjëherë një projekt për trajtimin e qenve që përfshin kastrimin/sterilizimin për të parandaluar shumimin e mëtejshëm të këtyre kafshëve të pafuqishme, dhe për t’u kujdesur për kafshët e sëmura dhe të lënduara të lëna pas prej vitesh. Ne nuk mund ta lëmë këtë të vazhdojë më, dhe i bëjmë thirrje të gjithëve të bashkohen me ne për të kërkuar veprime konkrete nga komuna.
Për më tepër, nuk mund të injorohet degradimi i natyrës që shkaktohet nga deponitë e mëdha të mbeturinave në Kosovë ku braktisen shumë qen. Ky është një problem që na prek të gjithëve dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme nga Qeveria. Shëndeti i secilit është thellësisht i prekur nga mungesa e veprimeve institucionale për të ndërtuar një sistem serioz dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve.
Ju lutemi ngrini zërin tuaj për shkeljen themelore të të drejtave të njeriut dhe kafshëve të shkaktuara nga neglizhenca institucionale dhe na ndihmoni të ndërgjegjësojmë për gjendjen e vështirë të këtyre krijesave të pafajshme.
Ne kemi kërkuar nga Komuna e Pejës (jo për herë të parë) veprime të menjëhershme për të mbështetur këtë aksion me KSVL, por jemi të sigurt se prokurimi publik dhe procedurat burokratike do të marrin shumë më tepër kohë dhe kushdo që dëshiron të mbështesë menjëherë trajtimin e këtyre qenve, ju lutemi dhuroni këtu:
TRANSFER BANKAR:
Banka: NLB Bank, Pristina, Kosovo
Emri i mbajtësit të llogarisë: Per Kafshet
Nr i llogarisë: 17 01 017700005277
IBAN: XK05 1701 0177 0000 5277
SWIFT: NLPRXKPR
PAYPAL:
perkafshet@gmail.com
paypal.me/animalrightskosovo
*Ne do t’u ofrojmë të gjithë donatorëve/mbështetësve një foto-dokumentacion të qenve, raportin mjekësor me detaje të gjendjes shëndetësore të secilit qen dhe llojin e trajtimit.
Falenderojmë Selvete Manovin në emër të organizatës së saj në bashkëpunim me disa organizata të huaja që po ndihmojnë qentë në këtë zonë të tmerrshme me KSVL dhe duke i mbështetur me trajtim mjekësor.