Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Komuna e Prishtinës sot ka vizituar Qendrën për Trajtim të Përkohshëm (QTP) për qentë endacak në Gjakovë e cila është ndërtuar nga straycoco.com – im Einsatz für Strassenhunde, Pro Vet dhe Kosovo Small Animal Welfare.

Arsyeja e vizitës ishte që të bisedojnë me veterinerët që e menaxhojnë qendrën z. Blendi Bejdoni dhe znj. Eriola Bejdoni dhe të marrin praktikat më të mira nga vet qendra, në mënyrë që të replikohen ato në ndërtimin e një qendre të ngjashme edhe në Prishtinë.

Kjo qendër parashihet në Udhëzimin Administrativ 04/2017, që përcakton kushtet teknike që duhet plotësuar për ndërtimin e një qendre të tillë në të gjitha rajonet e Kosovës, apo edhe në komuna veç e veç.

Edhe Komuna e Prizrenit është në planifikim e sipër të ndërtimit të një qendre të tillë.

Për më shumë detaje dhe për hapat e ardhshëm, do të njoftoheni në ditët në vijim.

I falenderojmë të gjithë hisedarët e përfshirë, në këtë rrugëtim të rëndësishëm për qentë endacak!