Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

⚠️ Kujdes, pamje të rënda!

Qentë vazhdimisht po helmohen dhe keqtrajohen në Kosovë!

Nuk është e çuditshme që në një shoqëri me kaq shumë probleme, diskriminime, dhunë dhe krime të mos i keqtrajtojë qentë dhe kafshët e rrugës në përgjithësi.

Katër qen janë vrarë (me gjasë helmuar) nga banorët e lagjës Çikatova e Re në Komunën e Drenasit me datë 10 shkurt 2022.

Një aktivist së bashku me nënën e tij, kujdesen për qentë e lagjës dhe veterinari i kontraktuar nga Komuna e Drenasit në bashkëpunim me StrayCoCo janë duke bërë një punë të mirë, të kontrolluar dhe serioze në kastrimin, sterilizimin, vaksinimin dhe lëshimin e qenve në vendin e kapjes. Megjithatë, edhe pse një projekt KSVL është aktiv në Drenas, qytetarët vazhdimisht shprehin urrejtje ndaj qenve të komunitetit sepse nuk janë të informuar mirë, nuk janë të ndëshkuar kur bëjnë krime ndaj kafshëve apo mjedisit dhe vazhdimisht e helmojnë mendjen dhe zemrën e tyre nga lajmet e ndryshme (dhe të rrejshme) nga portalet dhe mediat e Kosovës.

Qentë e komunitetit duhet të kenë kujdesje nga vet njerëzit dhe jo të helmohen apo të vriten. Nëse komuniteti nuk përfshihet në zgjidhjen e problemi në mënyrë humane, sitauta me qentë endacak veçse do të përkeqësohet.

Edhe pse rasti ishte lajmëruar nga aktivistët e lagjës me datën 10 shkurt, rast për vepër penale nuk ishte hapur nga Policia e Kosovës, ngaqë për shumë njerëz dhe zyrtarë shtetëror, helmimi i ushqimit dhe ujit të qenve nuk është edhe aq i rëndësishëm edhe pse vepër penale.

Organizata jonë ka kontaktuar dhe raportuar rastin tek Policia e Kosovës dhe do të sigurojë që së pari të hapet rast nga Policia e Kosovës, dhe që hetuesit e rastit të shkojnë tek lagjja dhe të bëjnë hetimet e duhura që të gjinden krim-bërësit. Gjithsesi që organizata jonë duhet të bashkëpunojë me Komunat që të shpërndajnë në rrjetet sociale, radiot lokale dhe televizionet e ndryshme që qentë mos të vriten dhe helmohen sepse nuk është zgjidhje, përveç se është tmerrësisht jo humane.

Përveç kësaj të thënë më lartë, helmimi i mjedisit, ujit dhe ushqimit të kafshëve mund të përbëjë rrezik të madh edhe për fëmijet dhe njerëzit e lagjës dhe veprat e tilla duhet të ndalohen, raportohen dhe ndëshkohen sa më shpejtë.