Fondacioni Për Të Drejtat E Kafshëve Në Kosove

Në lidhje me rastin e luanit të kontrabanduar në Stançiç të Gjilanit, duke parë që edhe pas reagimeve të shumta si dhe inspektimit që është bërë nga zyrtarë shtetërorë, AUVK dhe Ministria E Mjedisit ende nuk kanë ndërmarrë masa kurfarë masa ligjore, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve më datën 16.12.2019 ka bërë kallëzim penal kundër pronarit të restaurantit për import dhe mbajtje ilegale të luanit.

Ftojmë të gjitha organet përgjegjëse që ta trajtojnë këtë rast me urgjencë dhe të fillojnë sa më shpejtë hetimet si dhe procedurat për konfiskimin e luanit në pajtim me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

 

Lion discovered caged in Gjilan restaurant