Thirrjet institucionale për sterilizim/kastrim të qenve (apo kafshëve shoqëruese në përgjithësi) dhe thirrjet kundër braktisjes së qenve, janë shumë efektive sepse arrijnë publikun e gjërë shumë më shpejtë.
Komunat e Kosovës e kanë obligim ligjor që të ndërmarrin masa efektive për parandalimin e shtimit (nga braktisjet) dhe shumimit (nga mbarështimi në rrugë) të qenve endacak.
Organizata Kosovo Small Animal Welfare e mbështetur nga StrayCoco Foundation, ofron kastrim/sterilizim falas për të gjithë mbajtësit (pronarët) e kafshëve shoqëruese në rajonin e Gjakovës, të cilët nuk mund t’i përballojnë kostot e këtij shërbimi.
E falenderojmë shumë organizatën “StrayCoco Foundation” e cila tash e shumë vite vepron në Kosovë, në ndihmë të kafshëve, duke mbështetur punën profesionale dhe humane përmes projekteve të KSVL, të cilat synojnë që të parandalojnë shumimin e qenve në rrugë.
Çdo qytetar nga Komuna e Gjakovës, i/e cila dëshiron të kastrojë/sterilizojë qenin por nuk mundet t’i përballojë shpenzimet, të drejtohet tek organizata “Kosovo Small Animal Welfare” apo direkt tek DMV Blendi Bejdoni, i cili është edhe mbikqyrës dhe veterinari kryesor i klinikës në Gjakovë.
Braktisja e qenve, është një nga faktorët kryesorë të shtimit të numrit të qenve endacak, prandaj i bëjmë thirrje të gjitha komunave që të bëjnë thirrje për mbajtje të përgjegjshme të kafshëve shoqëruese dhe të angazhohen seriozisht për të parandaluar shtimin e qenve në rrugë.