Organizata jonë ka parë me shqetësim videon ku shihet një person duke përplasur një mace për toke. Për këtë veprim, kemi dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë kompetente. Këto janë veprime abuzuese dhe duhet të ndalohen. 🛑
Nuk është hera e parë që në vendin tonë apo edhe në vendet fiqnje, shohim veprime të tilla abuzuese ndaj kashëve dhe është me të vërtetë shqetësuese që këto raste vetëm po rriten dhe institucionet e vendit nuk i trajtojnë me seriozitetin që kërkojnë.
Sipas disa individëve që e njohin keqbërësen, e cila ishte raportuar nga JOQ Albania, ajo është shtetase e Kosovës dhe ne menjëherë kemi bërë kallëzim penal ndaj saj me shpresë që Policia e Kosovës dhe Prokuroria do t’i marrin masat e nevojshme që ta dënojnë autorën e veprës penale. 🇽🇰👮♀️⚖️
I bëjmë thirrje të gjithëve, dhe sidomos shkollave të të gjitha niveleve në Kosovë, të bisedojnë me nxënësit e tyre dhe të dënojnë ashpër abuzimin ndaj kafshëve. Shoqëria jonë duhet të edukohet të ndihmojë kafshët e pastreha pasi që vetëm duke iu ndihmuar atyre, numri i popullsisë së kafshëve endacake do të zvogëlohet dhe këtë gjë e duan të gjithë: më pak qen dhe mace në rrugë.
Video e plotë: https://www.instagram.com/reel/CxspIZot5YZ/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==