Veprime të tilla si në video, duhet të ndëshkohen menjëherë konform ligjit.
Ekipi jonë është duke shikuar mundësitë që ta paraqes rastin në polici apo në Prokurorinë Themelore në Prizren (sipas informatave ende të pakonfirmuara, abuzuesi gjendet në Prizren). Kushdo që ka informata shtesë mbi këtë rast, t’i ndani me ne. Çdo informatë e juaja do të trajtohet me konfidencialitet.
Persona të tillë, që keqtrajtojnë kafshët në këtë mënyrë, duhet të privohen nga mundësia e mbajtjes së kafshëve dhe të marrin dënimin e merituar.
I bëjmë thirrje organeve të rendit që pas paraqitjes së rastit nga ana jonë, sa më parë të nisin procedurat për këtë akt mizor.
I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe aktivistëve që mos të heshtin ndaj abuzimeve të tilla, si dhe të japin informata për keqtrajtuesit e tillë në mënyrë që të marrin dënimin e merituar sipas ligjeve në fuqi.
Sipas Nenit 346 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Pika 1 dhe 2:
- Kushdo që keqtrajton kafshën ose përfshihet në çfarëdo akti seksual me kafshën për qëllime seksuale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj.
- Për qëllime të këtij neni:
2.1. “keqtrajtim” nënkupton veprimin apo mosveprimin me të cilin kafshës i shkaktohen vuajtje, dhembje apo shqetësime të rënda, të cilat në shkallën dhe rrethanat në të cilat paraqiten janë të tepruara dhe të panevojshme.