Komuna e Mitrovicës dhe organizata zvicerane, StrayCoco Foundation kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit pajtohen që të punojnë së bashku me qëllim të realizimit të projektit për trajtimin human dhe të qëndrueshëm të qenve endacak në territorin e Komunës së Mitrovicës.
Përveç kësaj, StrayCoco do të ofrojë falas shërbimin e kastrimit/sterilizimit të qenve me mbajtës/pronarë në Komunën e Mitrovicës, të cilët nuk kanë mundësi financiare t’i mbulojnë kostot e këtij shërbimi.
E falenderojmë Fondacionin StrayCoco dhe Komunën e Mitrovicës për angazhimin drejt zgjidhjes së qëndrueshme të popullsisë së qenve endacak!
Lajmin zyrtar mund ta lexoni KËTU.